Iraku

Protestë në Oslo, Norvegji kundër krimeve të ISISI-it

Mijëra njerëz kanë përmbytur rrugët në kryeqytetin norvegjez, Oslo, për të protestuar kundër operacioneve terroriste nga grupi tekfirist, ISIL, në Irak dhe Siri, raporton Press TV.  

Të hënën, mijëra norvegjezë nga grupe të ndryshme fetare dhe etnike së bashku me figurat e larta politike dhe udhëheqësit myslimanë marshuan tek parlamenti në Oslo kundër terroristëve të ISIL-it dhe mbështetësve të grupit në Norvegji.

 

Gjatë tubimit, protestuesit hidhnin parulla anti-ISIL dhe theksuan se krimet e grupit tekfirist janë jo në emër të Islamit.

 

Një grup i vogël ekstremist në Norvegji ka shprehur mbështetje për kultin e ISIL-it, duke zemëruar komunitetin mysliman në këtë vend skandinav.

 

Demonstrata kundër terrorizmit u organizua nga një grup i myslimanëve shi’itë dhe myslimanëve sunnitë në Norvegji, por ngjarja më të shpejt fitoj popullaritet në mesin e grupeve të tjera norvegjeze.

Kryeministresha e Norvegjisë, Erna Solberg dhe udhëheqësit e të gjitha partive politike në parlament morën pjesë, gjithashtu, në protestë.

 

Në një fjalim para protestuesve,  Kryeministresha norvegjeze tha se veprimet ISIL-it nuk pasqyrojnë mësimet hyjnore, duke shtuar se ajo beson se muslimanët kanë mbajtur distancë nga ekstremizmi.

 

Organizatorët e ngjarjes, gjithashtu, theksuan, nevojën për t’u ngritur dhe bota le ta di se terroristët ISIL-it dhe përkrahësit e tyre nuk përfaqësojnë më shumë se 1.5 miliard myslimanët që janë në botë.  

Ata (militantët e ISIL-it) janë për eksterimizëm, ata janë për terrorizëm, dhe ne i dënojmë për këto në mënyrën më të fuqishme, tha  para protestuesve, Mehtab Afshar, Kryetari i Këshillit Islamik në Norvegji.  

 

Së paku 50 të rinj kanë lënë Norvegjinë për t'u bashkuar me ekstremistët e huaj për të përkrahur ISIL-in në luftën kundër qeverisë siriane, sipas shërbimit të sigurimit të Norvegjisë.

 

Militantët e ISIL-it janë duke bërë kërdi në  Irak dhe Siri.  Terroristët kanë kryer krime të tmerrshme në zonat që ata kanë nën kontroll në dy shtetet fqinje, duke përfshirë edhe ekzekutimin masiv të civilëve dhe forcave të armatosura.