Poeti i qëndresës palestineze, Samih Al-Kasim ndrroi jetë
I njohur si një nga emrat më popullorë në poezinë moderne arabe, 75-vjeçari Al-Kasim ishte i njohur si një simbol i rezistencës dhe i revolucionit palestinez.
Samih al-Qasim, një nga poetët më të njohur bashkëkohorë palestinezë, ka ndërruar jetë pas humbjes së betejës së tij tri-vjeçare kundër kancerit.
Al-Kasim ka lindur në vitin 1939 në qytetin e ez-Zarka në Jordaninë veriore, ndërsa babai i tij shërbeu në Legjionin Arab të Mbretit Abdullah.
Ka prejardhje nga një familje e Druzëve nga qyteti i Rameh në Galilenë e Epërme ku kreu shkollën fillore, pastaj vazhdoi dhe diplomoi në shkollën e mesme në Nazaret.
Familja e tij nuk iki gjatë eksodit palestinez (Nakba) në vitin 1948, të cilat ai i ka shënuar në librin e tij Rreth Parimeve dhe Artit, ku shkruan:
Kur isha ende në shkollë fillore ka ndodhur tragjedia palestineze. Kam parasysh këtë datë si data e lindjes sime, sepse imazhet e para që unë mund t’i mbajë në mend janë nga ngjarjet e vitit 1948. Mendimet e mia dhe imazhet e pranverës nga numri 48.”
Ai u burgos disa herë për veprimtarinë e tij politike që ka përfshirë avokimin për të drejtat palestineze dhe mospajtim kundër politikave qeveritare, duke filluar në vitin 1960, për shkak të refuzimit për të marr pjesë në ushtrinë izraelite.