Kulturë

Garat Kur’anore për studentët musliman promovojnë unitetin Islam

Një ekspert i shquar egjiptian tha se Garat Kur'anore Ndërkombëtare për Studentët Muslimanë ndihmojnë për të nxitur unitetin Islam.  

 

Duke folur për agjencinë IKNA, Faraxhullah Shazli tha se Garat Kur’anore mbledhin së bashku të rinj nga e gjithë bota dhe krijojnë  një lloj lidhje Kur'anore midis vendeve dhe shoqërive myslimane.

 

Ai,  gjithashtu, sugjeroi se bashkë me këndimin dhe mësimin përmendësh të Kur'anit, kategoritë tjera, duke përfshirë, si komentimin, interpretimin i Kur'anorit duhet të përfshihet në këto gara ndërkombëtare.  

 

Dijetari egjiptian, Faraxhullah Shazli, i cili shërbeu si anëtar i panelit të jurisë në edicionet e mëparshme të Garava Kur'anore Ndërkombëtare, vlerësoi më tej nivelin e mirë të konkurrencës, e cila është mbajtur me pjesëmarrjen e kënduesve të Kur'anit dhe të hafizëve të Kur’anit.

 

 Ai shtoi se do të ishte një hap i mirë sikur Garat Kur’anore të mbaheshin edhe për studentet femra të Botës Myslimane.

Eksperti egjiptian i Kur'anit tha se rritja, shtimi i kulturës Kur'anore në mesin e femrave, në mënyra të ndryshme, siç është edhe mbajtja  e Garave Kur'anore, do të jenë e dobishme në ngritjen e një brezi Kur'anorë.

 

Në vende të tjera në fjalën e tij, dijetari Faraxhullah Shazli kërkoi që në margjinat e Garave Ndërkombëtar Kur'anor, të mbahen programe të veçanta, si për shembull të mbahen Kurset Kur'anore.

 

Garat Ndërkombëtar Kur'anore për Studentën Muslimanë mbahen çdo dy vjet nga Organizata e Akademikëve Iranian për Aktivitete Kur’anore.  

 

Qytetet iraniane si Isfahani, Teherani, Mashhadi dhe Tabrizi kanë qenë mikpritës në katër edicionet e mëparshme të Garave Ndërkombëtare  Kur’anore dhe edicioni i pestë është planifikuar të mbahet në janar të vitit 2015.