Rafsanxhani: ISIL-i ka për qëllim të sulmon Islamin
Kryetari i Këshillit të Mbrojtjes së Interesave të Sistemit të Republikës Islamike të Iranit, Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani, deklaroi se grupi terrorist ISIL ka për qëllim të godasë imazhin e Islamit.
Ai tha se perandoria e mediave përpiqet të paraqesë një pamje të dhunshme të Islamit, duke theksuar se veprat e shëmtuara që po kryen aktualisht nga ISIL-i si vrasja e gazetarit amerikan para kamerave, prerja e kokave, masakrat masive apo varrosja e njerëzve për së gjalli, janë në kuadrin e përpjekjeve për të paraqitur qëllimisht një imazhi të shëmtuar të Islamit.
Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani tha se Bota Islame është dëmtuar shumë nga ekstremizmat dhe shtoi se feja Islame e cila gjithmonë është shoqëruar me shkencë, dituri, besim, drejtësi dhe maturi, dhe nuk ka asgjë të përbashkët me dhunën dhe barbarizmat.