Botohet në anglisht libri “Fatimeh Al-Zehra”
Një përkthim në anglisht i një libri me titull ”Fatimeh Zehra” shkruar nga një grup i dijetarëve të Asamblesë Botërore të Ehl-ul-Bejtit në qytetin e shenjtë të Qum-it, është botuar në SHBA.
Libri, i cili është një nga një seri librash me titull Udhëheqësit e Udhëzimit është përkthyer në gjuhën angleze në sajë të përpjekjeve të Qendrës Kulturore Iraniane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.
Alamdar Zejd, i cili është një mysliman, historian i njohur rreth Historisë së Ehl-ul-Bejtit e ka përkthyer librin.
Duke paraqitur, njoftuar, karakterin dhe virtytet e Hazreti Fatime Zehrasë për amerikanët, veçanërisht, për femrat amerikane, ky është qëllimi kryesor i përkthimit.
Qendra ka publikuar, përkthyer, edhe disa vepra të tjera iraniano-islamike të tilla si Kush është Muhamedi?, Shiitët në Amerikën e Veriut, Çfarë duhet të dini secili në lidhje me Islamin nga Ajetullah Amini , dhe Trashëgimia e Shiizmit dhe Iranit.