Udhëheqësi mysliman kanadez në grevë urije kundër ISIL-it
Një imam, udhëheqës i myslimanëve të Calgary-it, Kanadë, ka filluar një grevë urie në një përpjekje për të përhapur ndërgjegjësimin në lidhje me dënimet e muslimanëve nga të ashtuquajturit Shtet Islamik në Irak dhe Siri (ISIL) pas prerjës së kokës të gazetarit amerikan, James Foley.
Qëllimi i tyre i Islamit dhe Kur’anit është absolutisht 180 gradë ndryshe nga ajo që shumica e myslimanëve besojnë, tha udhëheqësi i Muslimanëve të Calgary-t, Sejjid Suharverdi për Calgary Sun.
Zemërimi i Imam Suharverdi , kryetar i Këshillit të Lartë Islamik të Kanadasë, erdhi pas njoftimit të prerjes së kokës të gazetarit amerikan, James Foley, nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.
Krimi i urryer ka ndezur zemërimin tek myslimanët nëpër botë për këtë akt barbar që është kundër mësimeve të vërteta të Islamit.
Me të dëgjuar lajmin, lideri i myslimanëve kanadez njoftoi planet e tij për të filluar grevën 48-orëshe të urisë , duke filluar të premten me 22 gusht 2014.
Imami tha se ai do të pi vetëm ujë, duke shtuar se ai do të kalojë shumicën e kohës së tij në Qendrën Islame në këtë adresë: 421 Riverfront Ave. S.E.
Imam Suharverdi shtoi se ai e mirëpret dialogun me të rinjtë musliman që mund të joshen për të shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIL-in).
Kjo epidemi e të rinjve musliman që u përfshinë është mjaft alarmante ... Unë do të arrijë te sa më shumë nga ata që kam mundësi, tha ai, duke shtuar se ai ka qenë në kontakt me autoritetet kanadeze rreth kontakteve të tij të fundit me ekstremistët.
Muslimanët përbëjnë rreth dy për qind të rreth 32.800.000 banorëve të Kanadasë dhe Feja Islami është bërë feja numër 1, pas Krishterimit në Kanadë.
Një sondazh ka treguar se shumica dërmuese e myslimanëve janë krenar që janë kanadezë dhe që janë më të integruar dhe më të arsimuar se popullata e përgjithshme.