Iraku

Organizata e Bashkëpunimit Islamik përkrah përpjekjet ndërkombëtare për t’u përballur me ISIL-in

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), Ijad Amin Madani, përshëndeti valën e dënimeve në të gjithë botën kundër akteve çnjerëzore të të ashtuquajturit Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIL)  

 

Sekretari i Përgjithshëm rikonfirmoi qëndrimin e  Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) se praktikat e ISIL-it nuk kanë të bëjnë me Islamin. Parimet e Islamit bëjnë thirrje për drejtësi, mirësi, për  lirinë e besimit dhe të bashkëjetesës, raportoi website OIC-t, (Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.)  

 

Mizoritë e tilla, gjithashtu, kundërshtojnë parimet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik e cila bën thirrje për pasurimin kulturës,  tolerancës,  dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjitha kombeve dhe popujve, shtoi ai.

 

Ijad Amin Madani, gjithashtu, dënoi vrasjen me gjakftohtësi të  gazetarit amerikan, James Wright Foley, nga grupi terrorist.

 

Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti ftesën për të thirrur një Konferencë Ndërkombëtare për të formuluar një strategji globale për të zhdukur kërcënimin e paraqitur nga ISIL-i.

 

Konferenca, sipas Madanit, duhet të reflektojë shkaqet rrënjësore që janë bërë shkas për  rritjen e grupit terrorist,  veçanërisht për përçarjen, copëzimin,  e institucioneve politike, administrative, shoqërore, civile në Irak në prag të ndërhyrjes amerikane në vitin 2003.