İran

Aeroplani spiun izraelit u rrëzua nga Irani

Avioni pa pilot izraelit, drone, i cili u rrëzua dje ishte i llojit, tipit,  Hermes, njoftoi të hënën, me 25 gusht 2014, Komandanti i Gardes së Revolucionit Islamik, Gjeneral Brigade i Forcave të Hapësirë ​​Ajrore, (IRGC) Amir Ali Haxhizadeh.  

 

Avioni spiun i rrëzuar i llojit Hermes është prodhuar në tokat e pushtuara të quajtura Izrael, tha të hënën Gjenerali Amir Ali Haxhizadeh.

 

Ai tha se diapazoni operacional i aeroplanit Hermes është 800 kilometra, duke shtuar se aeroplanët mund të fluturojnë deri 1.600 kilometra me një mbushje me karburant.

 

Sipas  agjencisë FNA, Gjenerali tha se pjesët e avionit janë djegur pasi ishte në shënjestër nga raketat tokë-ajër të Forcave të Hapësirës Ajrore të Gardës së Revolucionit Islamik.

 

Forcat Ajrore të Gardës së Revolucionit Islamik pas shpërthimit të rezervuarit të karburantit, disa pjesë të aeroplanit nuk janë dëmtuar  dhe ne tani jemi duke analizuar informacionin e këtyre pjesëve .  

 

Duke elaboruar mbi detajet e avionit të rrëzuar izraelit, komandanti më tej deklaroi  seaeroplani spiun është 5.5 metra i gjerë në krahë, është i pajisur me dy kamera të cilat mund të marrin fotografi me cilësi të lartë.

 

Nuk pati informata tjera në dispozicion në lidhje me avionin, një aeroplan i këtij lloji ishte rrëzuar në Siri, por ky është më i  përparuar, më modern tha Gjenerali Haxhizadeh.