Mijëra dorëshkrimeve islame kërcënohen nga konflikti në Irak
Një studiues iranian thotë se ka mijëra dorëshkrime Islame, të paçmuara, me shumë vlerë, në Irak që janë të kërcënuara nga konfliktet në vend.
Huxhat ul -Islam Mustafa Derajati tha se disa prej këtyre dorëshkrimeve të burimeve islame mund të shkatërrohen nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Sirisë. (Isil-apo Isis).
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve Tasnim, ai tha se një numër i madh i dorëshkrimeve islame, të cilat nuk janë të dixhitalizuara, ndodhen në zonat e Irakut që aktualisht janë nën kontrollin e terroristëve të ISIL-it.
Ai tha se ekziston rreziku që anëtarët e grupit ekstremist të shkatërrojnë dorëshkrimet ose i vënë zjarrin për shkak të pikëpamjeve të tyre radikale.
Huxhat ul-Islam Derajati nënvizoi se prania ISIL-it në Irak është, ndër të tjera, një kërcënim për trashëgiminë e shkruar Islame.
Terroristët e ISIL-it, aktualisht, kontrollojnë pjesë të Sirisë lindore dhe në Irak kontrollojnë rajonet veriore dhe perëndimore, ku janë kryer krime të tmerrshme, duke përfshirë edhe ekzekutimin masiv të civilëve dhe forcave të sigurimit të Irakut.