Siria

Në Siri nuk është një luftë civile, por është një ndërhyrje e jashtme

Siria po hyn në një fazë të re të me dhunën e ekstremistëve, me luftën   kolektive kundër kryetarit Assad, për ta larguar. Sipas ekspertëve, planet e jashtme filluan me kaos të pakontrolluar për t’u zhvendosur në luftë.
 
     Sipas analistit dhe redaktorit Corbett Raport, James Corbett, ajo që është e rëndësishme të theksohet është hendeku mes motiveve të shfaqura nga fraksionet e ndryshme brenda Sirisë dhe synimi fillestar i fuqive të jashtme për të hequr Assadin.
      Kjo pikëpamje mbështetet nga profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Mark Almond, i cili beson se grupe të ndryshme të shpërndara, të gjitha të rrezikshme, kërkonin fitim personal. 
     Nga njëra anë, konflikti sirian është parë si kaos i planifikuar me shumë kujdes dhe i financuar nga jashtë. Nga ana tjetër janë disa luftëtarë civilë, në kuadër të luftës kryesore, të cilët janë të prirur për ndërrime konstante në besnikëri për shkak të kaosit të lartpërmendur, sipas Almond-it .
      RT: Çfarë janë saktësisht islamistët radikalë që luftojnë në Siri ?
     James Corbett: Unë nuk mendoj se ne duhet të shkojmë shumë larg   për të zbuluar se për çfarë ata janë duke luftuar. Ne mund të marrim  atë nga fjalët e zëdhënësit ndërkombëtar terrorist, Ayman al- Zawahiri , i cili ka përdorur mundësinë e mesazhit të 11 shtatorit 2001, (9/11) e të 12- vjetorit të tij audio në mënyrë specifike për t’i thirrur luftëtarët islamikë në Siri që të mos bashkëpunojë me organizatat jo- islamike.
       Qëllimi final i kësaj është sigurisht xhihadi, me qëllim të krijimit të një shteti islamik, dhe kjo është pikërisht ajo që i motivon këta luftëtarë në mënyrë specifike për të kryer ekzekutime masive, duke i marrë në  qytete të tëra, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë pa u ndëshkuar, duke filmuar veten duke iu hangër zemrën dhe mëlçitë e disa prej njerëzve që ata i kanë vrarë. Dhe mizori të tjera në këtë konflikt janë zhvilluar për qëllimin specifik të krijimit të një shteti islamik.
     RT: Dhe si arriti lufta midis forcave opozitare të ndikojë  në qëndrimet e qeverisë siriane?
     JC: Unë mendoj se nga pikëpamja e parë e qeverisë siriane, për të patur një opozitë të ndarë është një gjë e mirë, por unë nuk e di nëse kjo e bën një dallim, sepse ka rreth 10.000 prej këtyre luftëtarëve islamikë dhe ata janë larg nga përqindja më e madhe në aspektin e forcës së luftimeve në terren, në Siri. Ata që janë më të angazhuar në mënyrë aktive në luftë, për shkak se këta janë të prirur në beteja, janë  xhihadistët, të cilët kanë përvoj nga vende të tjera si Çeçenia dhe gjetkë, pra janë stërvitur, të mësuar se si të luftojnë në emër të Xhihadit.  Pra, këta janë ata që kanë mbi shpatulla barrën e luftës aktuale.
     Edhe në qoftë se kjo do të thotë se rebelët më të moderuar kanë qenë të mënjanuar në këtë konflikt, ata ende thonë se ushtria siriane është ende duke luftuar kundër një ushtrie prej 10.000 xhihadistëve.
   RT: Çfarë i bashkon këta kryengritës me opozitën është urrejtja e tyre ndaj presidentit Assad. Pse është kaq e vështirë për ta që bashkohen për të luftuar si një front të vetëm ?
     JC: Unë mendoj se kjo është e bazuar në supozimin e gabuar rrënjësisht siç informohet shpesh në media se çfarë po ndodh në Siri, është një lloj i luftës civile, është një lloj i konfliktit të brendshëm.
 
Por unë mendoj se është krejtësisht i rremë ky pohim. Unë mendoj se ne duhet së pari të kuptojmë se çfarë po ndodh në Siri, kjo është pasojë e planifikuar për një ndërhyrjeje gati një dekadë më parë, : të huajt kanë  - financuar, të huajt kanë armatosur, të huajt kanë furnizuar, të huajt i kanë trajnuar për ndërhyrje në Siri, dhe kjo ka filluar, është dokumentuar me procesverbale, nga administrata e Bushit, kanë përgatitur stërvitjet për luftë, duke trajnuar opozitën në Siri, qysh në vitin 2006. 
     Pra, ne duhet të kuptojmë se kjo nuk është një lloj kryengritje spontane dhe se si rezultat, aty ka forca të ndryshme nga jashtë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë sauditët, Katarin dhe të tjerët, të cilët financojnë luftëtarëve e tyre, i nxisin për të shkuar në luftë. Ka shumë prej tyre që janë të motivuar për shkaqe të ndryshme,   janë atje për mundësitë e ndryshme, disa janë të motivuar si mercenarë , të tjerër nga xhihadi dhe mundësia e krijimit të një shteti islamik. Por vetëm për shkak se ata kanë qëllimin e njëjtë për të rrëzuar qeverinë e Asadit nuk do të thotë se ata janë atje për të njëjtat arsye, qëllime.
      RT: Ne kemi dëgjuar se disa prej këtyre grupeve rebele kanë refuzuar të respektojnë marrëveshjen ndërkombëtare për çarmatimin e armëve kimike të Sirisë.  A do të jenë në gjendje ata të pengojnë këtë proces rreth çarmatosjes?
      JC: Unë mendoj se ne duhet të kuptojmë saktësisht se si do të niset ky proces në tërë vendin. Sulmi i 21 gushtit të vitit 2013 në Ghouta, i cili  ende nuk është dëshmuar me prova se është bërë nga qeveria siriane. Inspektorët e armëve nuk konkludojmë këte, sepse nuk janë të autorizuar, sepse kjo nuk është në mandatin e tyre, pra, nuk janë hetues. Dhe në fakt, të gjitha provat vazhdojnë të tregojnë të vërtetën se ai ishte një sulm i nisur nga ana e grupeve rebele, si një lloj provokimi, që do të thotë se kaluan vijën e kuqe, në mënyrë që të arsyetohen për ndërhyrjen ushtarake nga SHBA dhe aleatët e saj. Një incident i tillë është një arsyetim që faji bie menjëherë mbi qeverinë e Asadit dhe të përdoret përsëri si një justifikim për të bërë thirrje jashtë Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
    RT: A mendoni ju  se fraksionet radikale rebele janë të afta për të fituar luftën civile dhe pët t’i diktuar rregullat e tyre për opozitën sekulare?
      Mark Almond: Po, në disa mënyra ata janë më të rrezikshëm për kundërshtarët laikë të Assadit se ndaj regjimit të Assadit. Problemi themelor është se rebelët radikal islamikë nuk kanë se për çka të motivohen. Ata kanë një ideologji për të luftuar, por edhe ata janë të financuar mirë dhe të pajisur mirë. Kështu ata, të dy palët janë në një pozitë për të treguar veten si udhëheqës në luftën kundër Assadit, edhe pse ata nuk janë me të vërtetë një kërcënim për regjimin e tij. Por më e rëndësishmja është se ata mund t’i heshtin dhe t’i frikësojnë ato grupe në Siri , në zonat ku ata dominojnë, të cilët nuk nuk janë të joshur nga Islami.
 
      Dhe me të vërtetë ka kritikë për idenë se të paturit e një Xhihadi kundër Assadit është një mënyrë për të përmbysur atë, sepse kjo duket në fakt se i ka shtyrë një numër të madh të njerëzve për të luftuar, të cilët kanë qenë të pakënaqur me regjimin për të thënë të paktën se regjimi i Assadit është një regjim laik, të paktën ai ka rregulla të caktuara. Ne do të jemi plotësisht në mëshirën e interpretimet arbitrare dhe jo të Islamit, të cilët ata i imponojnë ato brutalisht .
       RT: Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po i shtyjnë për bisedimet e paqes midis Damaskut dhe opozitës laike. Ata mund t’i sjellin në tryezë, dhe si?
       MA: Kjo nuk është e pamundur. Por, problemi i kursit është se kjo  është shumë e vështirë për njerëzit që duan të kenë një konferencë për paqe në Perëndim të pranoj se ne kemi çdo lloj të kontakteve me këta njerëz, sepse pasi të gjithë ata janë të mendimit se përfaqësojnë kërcënimin terrorist në një shkallë globale, e cila që nga 11 shtator i viti 2001, (9/11) ka qenë një kërcënim për Amerikën dhe aleatët e saj evropianë.
       Pra, ideja se ne mund disi të bisedojmë me këta njerëz është problematike, edhe pse praktika jonë, natyrisht, është të bisedojmë, të kontaktojmë me të gjithë. Turqia - një vend i NATO-s, u jep atyre hapësirë, përmes të cilës ata janë në gjendje për të vepruar.
 
     Numër i madh i luftëtarëve të huaj  - unë i kam parë këta, vetem nga Tunizia, për shembull - të vijnë nëpërmjet Turqisë, për të shkuar në Siri. Pra, është një fakt, edhe pse nuk ju pëlqen, NATO-ja ka lidhje me këto grupe radikale. Ata nuk mund të veprojnë në veri të Sirisë, pa mbyllje e syve dhe, të paktën , pa tolerimin e Turqisë dhe nga partnerët e NATO-s .
    RT: Sigurisht që SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë dhënë më shumë se një miliardë dollarë 'për përkrahjen e rebelëve sirianë. Por, a ka ndonjë mënyrë të sigurtë se nga kjo sasi e madhe e dollarëve nuk përfundn në duart e Al- Kaidës ?
     MA: Ky është një problem i madh. Ka një numër të madh të grupeve. Disa prej tyre janë vetëm njerëzit lokalë, disa janë radikalë brenda Sirisë, disa janë nga jashtë. Pra, është një rrëmujë konstante ndërmjet grupeve, nëse një grup merrë pak para, dalin në grupin tjetër. Nëse një ka suksese, atëherë tërhjeqë grupe të tjera. Përveç të tjerave,  ne jemi duke parë në disa vende në veri se po luftojnë grupe radikale mes tyre, jo vetëm me opozitën laike, duke pretenduar se ata nuk janë muslimanë. 
         Pra, nuk është vetëm një luftë civile brenda një luftë civile, por janë disa luftëra civile lokale brenda këtij konflikti në Siri. Unë mendoj se dikush në Perëndimi mendon se duhet zgjedhur njerëz më të mirë, kjo është shumë naive.
        RT: Ju e përmendet këtë shkurtimisht tashmë, por çfarë janë perspektivat e ekstremistëve rreth kufijve të Sirisë dhe destabilizimin e vendeve fqinje atje?
        MA: Ne shohim tashmë në Irak, për shembull, se dhuna po shtohet, i njëjti grup po kryen shpërthimet e makinave bombë, si në Siri. Nuk ka rrezik për Turqinë  sepse, natyrisht, brenda Turqisë kjo është një temë shumë, shumë e nxehtë, ajo mund të përhapen në Liban, në Jordan. Gjithashtu, mund të shkaktojë rrezik më shumë, nga perspektiva e njerëzve në vendet që janë furnizuese me fonde të grupeve rebele .
Ndoshta disa nga xhihadistët e huaj që zbresin në Siri për të luftuar, e  kanë përvojën e tyre për shpërthimin me makina bombë, për kryerjen e vrasjeve dhe kështu me radhë, mund t’i kthehen Evropës Perëndimore, përsëri, ndoshta. Pra, rreziku është, mendoj, se Siria mund të bëhet shtrat për  terrorizëm dhe jostabilitet, madje edhe burim i krimeve të dhunshme nëpër shumë vende të botës, që në këtë moment janë vetëm spektatorë, por cunami i terrorizmit dhe çrregullimit mund të përhapet.