Amerike

El - Kaida është krijuar për t’i shërbyer interesave të SHBA

src=http://mediaelire.net/images/syria-foreign-terrorist.jpgRandy Short:
 
 El - Kaida është krijuar për t’i shërbyer interesave të SHBA  

     
Press TV ka zhvilluar një intervistë me Randy Short, anëtar i organizatës Black Autonomy Network Community Organization, në lidhje me sigurinë e forcave Keniane, që ende janë duke luftuar  me një apo dy persona të armatosur, që janë fshehur brenda qendrës Westgate Shopping Nairobi .

Në vijim është një paraqitje e përafërt e intervistës .

    Press TV: pra, është një situatë shumë dramatike që po zhvillohet në Kenia . Është mjaft interesante, El -Shabab ka marrë përgjegjësinë, por në të vërtetë në brendësi të Kenias zyrtarisht ata janë duke thënë se ajo është e lidhur me el- Kaidën.
    - Unë dua të shikoj gjendjen e terrorizmit në përgjithësi , sepse ka disa që janë duke thënë se me këtë situatë, Kenia ka qenë e përfshirë në Somali, e cila ndihmon rritjen  e akteve terroriste në brendësi të Somalisë dhe në vende të tjera? 
    Po, po dhe po. Kenianët të cilët po ndihmojnë për të zbatuar politikën e Shteteve të Bashkuara në Somali, së bashku me Etiopinë kanë fyer popullin e Somalisë .
       Ka pasur shumë mizori kundër popullit somalezë që nuk janë raportuar në median perëndimore. Përveç kësaj, koha e kësaj situate në Kenia, është interesante se meqë tani politika Obamas ka dështuar në Siri me el-Kaedën, të njëjtit njerëz që fondet  i gjejnë një vend tjetër dhe pastaj për të gjithë duket e papritur se el- Kaida është në faqet e para të gazeta përsëri.
      Unë kam një mik të dashur i cili punon në qeveri të Somalisë. Është interesante se dhuna në Somali u qetësua kryesisht, kur përshpejtua dhunë në Siri. Pra, çfarë e shkakton këtë ? A fuksionon el- Kaida si një pjesë e politikës amerikane ndërkombëtare?
      Përveç kësaj , ujrat në Somali janë ndotur, peshqit janë vjedhur, shtetasit somalezë torturohen në Kenia dhe Xhibuti.  Xhibuti është  pastruar etnikisht nga francezët e somalezët, njerëzit kanë qenë të ndarë nga fuqitë e ndryshme ndërkombëtare dhe shumë somalezë janë të zemëruar. Pra, kjo nuk e justifikon dhunën kundër civilëve, kushdo që e bëri atë në Nairobi .
      Megjithatë, somalezë kanë qenë të përndjekur, vendi i tyre është i pasur me naftë dhe të huajt duan t’i plaçkisin. Kjo është e njëjta gjë që ka ndodhur në të kaluarën, ku ushtarët amerikanë përdhunonin fëmijët somalezë, e cila çojë deri tek lufta që plasi në në vitin 1992-1993  apo ushtarët kanadezë vrisnin adolshentët somalezë, apo si çështja e civilëve dhe refugjatëve të vrarë, kur uria e fundit ndodhi dhe kur i hoqen qafe gjykatat islamike
       Askush nuk dëshiron t’i shoh somalezët si  njerëz. Ata kanë qenë të viktimizuar nga forcat e jashtme. Ata janë përpjekur të kenë shoqërinë e tyre dhe ata akoma nuk kishin as diktator si Siad Barre, i përkrahur nga fuqitë  e Lindjes dhe Perëndimit, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Populli somalezë është lodhur.
      Pra, këta individë të cilët kanë bërë çdo gjë dhe çdo gjë ata kanë bërë, nëse ata janë të el-Kaidës ose të el –Shabab-it, në realitet kjo dhunë nuk do të zhvillohej nëse fuqitë botërore ndërkombtare nuk e dëshironin.
 
     Press TV: Dr. Randy Short, unë dua të marr të parasysh që ju vetëm sa e përmendët se ndoshta si formimi el- Kaidas është një pjese e politikës së jashtme të Perëndimit .
      Ne e shohim nga njëra anë për shembull në një vend si Siria që Shtetet e Bashkuara janë në të vërtetë mbështetës të el-Kaidës dhe grupeve të ndryshme. Ne e shohim në Afganistan, për shembull, tani që Perëndimi, dëshiron të bisedojë me talebanët. Pra, ne shohim politikë të ndryshme në vende të ndryshme.
      Më thuaj se si është duke ndikuar jo vetëm kjo, por në situatën e përgjithshme në botë, kur ne shohim ballafaqime lart e poshtë me terrorizmin ? Nga njëra anë Shteteve të Bashkuara janë mbështetës të terroristëve, në anën tjetër në varësi të vendit  dhe kohës, ata gojarisht të paktën duhet ta dënojnë ?
     Randy Short, ju dolët nga Libia, el Kaida ishte atje. Ky grup, i ashtu quajtur el-Kaida, është një forcë që duket është krijuar për t’i shërbyer  interesave të Arabisë Saudite, Shtetet të Bashkuara dhe Britanisë së  Madhe dhe kështu luajnë lojën e tyre të madhë për të ruajtur kontrollin dhe mbështetjen e Izraelit.
 
      Kryetari Bush doli me këtë ide, me ne ose kundër nesh. Tani, secili  është duke përdorur këtë terrorizm apo el-Qaiden për të justifikuar represionin në familje apo luftuar kundër grupeve që ndoshta legjitimisht bëjnë thirrje për çlirim ose për më shumë drejtësi. Pra, çfarë është el- Kaida ?