Të krishterët e Alepos në Zjarrin sirian
Të krishterët e harruar të Alepos
Ndërkohë që situata e rëndë e jezidëve në Irak provokoi ndërhyrjen ushtarake amerikane kundër Shtetit Islamik (IS) dhe një mbulim mediatik non-stop, të krishterët e Alepos kanë frikë se janë viktimat e harruara të luftës.
Ndërsa forcat qeveritare siriane përgatiten për atë që mund të jetë beteja vendimtare kundër grupeve të armatosura në Alepo, Edward Dark raporton se një “frikë e re ka përfshirë të krishterët e Alepos, këtë komunitet të lashtë e të rrenjosur thellë. Gjenocidi dhe spastrimi etnik janë kërcënime reale që shqetësojnë ndërgjegjen kolektive të të krishterëve të Alepos. Fati i tmerrshëm i bashkëfetarëve të tyre përtej kufirit, në Mosul, ka shtuar frikën në vend.”
Shumë të krishterë në Siri janë përpjekur të jenë neutralë në luftën civile tre-vjeçare, por, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, ata mund të bëhen shënjestra:
“Jo të gjithë të krishterët në Alepo e mbështesin regjimin, në fakt një numër i madh i tyre nuk e mbështesin, por gjithashtu domethënës është fakti se asnjë prej tyre nuk mbështet as rebelët. Bombardimi i vazhdueshëm kohëve të fundit i Kishës Katolike Siriane, një ndërtesë e madhe në zemër të komunitetit të vjetër në Azizeh, shihet nga shumë vetë si një mesazh i qartë i rebelëve që tregon qëllimin e tyre të vërtetë ndaj këtij komuniteti.”
Gjëndja e të krishterëve në Siri është një krizë e të drejtave të njeriut e përmasave historike.
Raporti Ndërkombëtar për Liritë Fetare i Departamenti Amerikan të Shtetit për vitin 2013, i publikuar muajin e kaluar, vë në dukje: “Në Siri, ashtu si në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, prania e të krishterëve po bëhet një hije e vetvetes. Pas tre vitesh luftë civile, qindra dhe mijëra u larguan nga vendi për t’i shpëtuar dhunës së vazhdueshme të ushtruar nga qeveria dhe grupet ekstremiste. Në qytetin e Homsit, numri i të krishterëve është zvogëluar në më pak se 1000, nga afërsisht 160.000 që ishin përpara konfliktit.”
Ndërkohë, për shumë banorë të Alepos, energjia elektrik është bërë një “luks,” raporton Muhammed al-Khatieb:
“Situata në Alepo është e ndërlikuar, pasi provinca është e ndarë mes regjimit, rebelëve dhe Shtetit Islamik (IS), ku secila palë kontrollon një pjesë të rrjetit elektrik. Burimi kryesor i energjisë elektrike në Alepo ka qënë termocentrali në lindje të qytetit, i cili është jashtë shërbimit që prej qershorit 2013 për shkak të keqfunksionimit si pasojë e betejave përreth tij. Termocentrali momentalisht është nën kontrollin e Shtetit Islamik.
“Alepo merr energji elektrike me anë të linjës së Zorbas, e cila është një linjë alternative nga rajoni qëndror. Të dyja palët; regjimi dhe rebelët kontrollojnë pjesë të tij. Kështuqë, çdo ndërprerje e bërë nga pala e kundërt, pala tjetër do ta bëjë të njëjtën gjë, pra ndërprerje të energjisë elektrike për të gjithë Alepon.”
Ndërmjetësimi iranian dhe tranzicioni në Irak
Ali Hashemi raportoi këtë javë rreth rolit të Iranit në ndërmjetësimin e marrëveshjes që çoi në caktimin e Haider al-Abadit si kryeministër, duke zëvendësuar Nuri al-Malikin.
Sipas Hashemit, Lideri Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei vendosi të mbështeste Abadin pasi mësoi se i Madhi Ajatollah i Irakut, Ali Sistani kishte refuzuar të mbështeste qëndrimin e Malikit si kryeministër.
Ali Mamouri rapostoi në fillim të këtij muaji në lidhje me tensionin midis Malikit dhe Sistanit përpara caktimit të Abadit.
Hashem raporton se Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, me sa duke e ka marrë në dorë dosjen e Irakut:
“Zhurmat në Teheran se Shamkhani do të mbikyr dosjen e Irakut kanë marrë dhenë. Ky është një tregues se Irani është gati të adaptojë një politikë të re, duke parë marrëdhëniet historike të Shamkhanit me shtetet e Gjirit Persik dhe Irakun, ekpresiencën e tij të madhe në trajtimin në mënyrë politike të konfliklikteve rajonale dhe afërsinë e tij me Khamenein, por, pa mohuar faktin se ai është një iranian me origjinë arabe.”
Në një intervistë për Al-Monitor në prill 2014, Abadi tha se mosmarrëveshja mes Bagdadit dhe Rajonit të Kurdistanit mund të çojë në një “shpërbërje të vendit” nëse nuk trajtohet siç duhet. Abadi gjithashtu pati paralajmëruar se grupet terroriste kishin ndërmend të synonin Irakun, dhe se “do të ishte një turp nëse do të lejonim Al-Kaedën të bashkohej.”
Sfida e IS me qeverinë e ardhshme irakene është e ndërlikuar për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve arabo-kurde në qytetet në kufi me Rajonin e Kurdistanit.
Wladimir van Wilgenburg ka raportuar këtë javë nga Guer, Irak, i cili është rreth 29 km nga pika kryesore e kontrollit që të çon në Erbil, kryeqytetin e Rajonit të Kurdistanit, se përparimi i shpejtë i IS në Irak ka acaruar marrëdhëniet mes banorëve arabë dhe kurdëve:
“Shumë kurdë tani shqetësohen se arabët mund të formojnë celula në qytetet kurde pas sulmeve të mëdha të Shtetit Islamik kundër qyteteve kurde në fillim të gushtit. Raportimet thonë se shumë suni arabë të zhvendosur simpatizojnë militantët e Shtetin Islamik. Disa prej simpatizantëve janë arrestura nga Asayish, forcat policore kurde.”
Ndërmjetësimi mashtrues i Arsalit
Pavarësisht se forcat libaneze kanë marrë Arsalin pasi negociuan për një tërheqje nga militantët islamike, marrëveshja e ndërmjetësuar nga klerikët muslimanë, ka mundësi të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme.
Jean Aziz shkruan se marrëveshja u bë mbi bazën e dy konsideratave implicite: luftëtarët janë tërhequr në një zonë të pasigurtë, por mendojnë të nisin revolta të tjera pro-IS brenda territoreve libaneze ose në shtetet fqinje, duke i lejuar edhe njëherë të shqetësojnë çështjet e Libanit. Ata e luajnë këtë lojë duke ditur se posedimi i 39 ushtarëve libanezë u jep atyre frymëmarrje të lirë. Autoritetet libaneze nga ana e tyre e kanë pranuar këtë marrëveshje, duke besuar se situata do të kthehet kundër IS në betejën rajonale, e cila po ndodh që nga veri-perëndimi i irakut deri në Siri dhe në anën e kodrave të Arsalit.
Përveç kësaj, vetë autoritetet libaneze besojnë se luftëtarët e Hezbollahut do të vazhdojë të përparojnë në anën lindore të Arsalit dhe të rrethojnë luftëtarët në pozicionet e tyre. Ne mbarimin e verës dhe ardhjen e të fohtit vdekjeprurës në këto male, disa prej të cilave arrijnë lartësinë e 2.500 metra mbi nivelin e detit, do të ndihmojë Hezbollahun që t’i rrethojë.”
Esperance Ghanem shkruan se një nga arsyet e kësaj përplasjeje janë kampet e refugjatëve sirianë të vendosura në Liban:
Nga pikëpamja gjeografike, shumica e qëndrave të refugjatëve janë në zonat që simpatizojnë opozitën siriane, mes të cilave është edhe Arsali, i cili formon një mjedis që lehtëson lëvizjen e tyre dhe u siguron atyre shërbime dhe siguri. Sipas disa burimeve të sigurisë, ky realitet në terren ka inkurajuar një numër të konsiderueshëm sirianësh që të gjejnë strehim në Liban pasi plagosen gjatë luftimeve në Siri. Kjo ka krijuar gjithashtu një mjedis të përshtatshem për disa që të kryejnë krime si, rrëmbimi, vjedhja dhe trafikimi i drogës për përfitime monetare, duke arritur kulmin me përfshirjen e tyre në sulme me makina bomba dhe vrasje.”
Netanyahu nuk është Mbreti Bibi
Ben Caspit hedh poshtë pohimin e Obamës në një intervistë më 8 gusht me Thomas Friedman i New York Times, se kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është politikisht i fortë në Izrael, si rezultat i luftës në Gaza. Përkundrazi, Caspit argumenton se “Netanyahu është kryeministri më i dobët në historinë e Izraelit. Kurrë më parë nuk kemi pasur një kryeministër më të dobët.”
Netanyahu po përballet me sfida nga brenda koalicionit të tij. Kështu që Caspit i përjashton ato sondazhe që tregojnë mbështetje gjatë konfliktit të Gazës. Vendimi do të dalë më pas. Caspit nuk është dakord me analizën e Obamës se Netanyahu do të qëndrojë në pushtet.
“A do të “zbritet nga kali” Netanyahu në muajt e ardhshëm? Edhe pse kjo është e vështirë për t’u besuar, është më se e mundshme. A ka ai në këto momente një rival atë denjë për ta konkuruar si kryeministër? Ndoshta jo. Por, siç u shpjegua më herët, kjo nuk do të thotë se ai është i fortë. Netanyahu është një lidër i dobët dhe i topitur,” shkruan Caspit.
Burimi: Al Monitor