Anglia

Muhamed, emri më i popullarizuar në Britani

Muhammed, emri i Pejgamberit (paqja dhe bekimi Zotit qofshin mbi të), është bërë emri më i popullarizuar për foshnjat e porsalindura në Angli dhe Uells në vitin 2013.

 

Regjishtrimet nga Zyra e Statistikave Kombëtare zbuluan se emri i Pejgamberit (a.s.) e ka tejkaluar emrin Oliver si emri më popullor i zgjedhur nga prindërit gjatë vitit të kaluar, raportoi të premtën më 15 gusht 2914, Breitbart London.

 

Edhe pse rezultatet e shpallura e vënë emrin Oliver në krye të listës me 6.949 herë, emri Muhamed, është regjistruar në tri variante të ndryshme, del më i popullarizuari në listat e regjistrimit.

 

Emri i foshnjave të lindura regjistrohet në tri variante, regjistrohet si Muhammed tek 3.499 fëmijë, si Mohammed tek 2.887 fëmijë dhe Muhammad tek 1.059 fëmijë.

 

Si rezultat i tri varianteve ekzistuese, emri Muhamed i regjistruar për  7.445 djem doli emri më i popullarizuari, kurse emri Oliver i dyti.

 

Lajmin se emri Muhamed është emri më popullor për djemtë në Britani i pari e ka raportuar Breitbart London javën e kaluar.           Vlerësohet se emri musliman Muhammed në Londër është emri më i përhapuri dhe më shumë-kulturorë dhe në West Midlands, ndërsa emri Oliver doli më i përhapuri Jug-Lindje, në Jug-Perendim dhe në Uells.

 

Britania është shtëpia e një pakicë të konsiderueshme muslimane prej rreth 2.7 milion, kryesisht me prejardhje nga India, Bangladeshi dhe Pakistani.

 

Emri i Muhamedit është rritur në popullaritet në vitet e fundit.

 

Në vitin 2009, emri i Pejgamberit u bë emri më i popullarizuar për foshnjat e porsalindura në Angli dhe Uells.