Iraku

Fiset sunnite të Irakut po përgatiten kundër ISIL-it

Duke parë masakrat e kryera jo vetëm mbi pakicat lokale të krishtera dhe të Jezidive,  por edhe ndaj sunnive, fiset sunnite që dikur përkrahën ISIL-in, tai po përgatiten për ta dëbuar ISIL-in nga mesi i tyre, tha një lider fisnor kurd irakian.

 

I vetë-shpallur Shteti Islam i Irakut dhe  i Levantit  (ISIL), militantët vazhdojë të kërcënojnë kurdët e Irakut, qeverinë autonome kurde rajonale të Irakut të veriut, fiset lokale janë duke u përgatitur për të luftuar për të mbrojtur atdheun e tyre.

 

Duke folur për Al Xheziran në gjuhën turke, Fazil Bervari, udhëheqësi i fisit Bervari - një nga fiset më të forta në Irakun e veriut, - tha se ata janë takuar me fise të tjera sunnite të cilët e kanë kuptuar tashmë rrezikun që përbën ISIL-i, dhe janë duke u përgatitur për t’i sjellë fundin atyre.  

 

ISIL-i, i cili  pushtoi pjesë të Irakut, kur pushtuan Mosulin, qytetin e dytë më të madh të Irakut më 10 qershor 2014 me pak rezistencë, është përkrahur fillimisht nga fiset lokale arabe sunnite që ishin lodhur nga kryeministri, Nuri al-Maliki me qeverinë e dominuar nga shi’itët.

 

Megjithatë, duke parë masakrat e kryera jo vetëm mbi pakicat lokale të krishtera dhe Jezidive, por edhe tek sunnitë, fiset tani janë duke u përgatitur për të dëbuar ISIL-in nga mesi i tyre, tha Bervari.

 

Kur ISIL-i hyri  në Mosul, populli dhe disa fise i kanë përkrahur ata. Megjithatë, këto fise më vonë e kuptuan se kishin rënë në një kurth dhe u penduan për mbështetjen që ju dhanë, sepse ata panë  vrasjet, masakrat e ISIL-it, dhe madje edhe duke bombarduar xhamitë e tyre, shpjegoi Bervari.

 

Kjo organizatë nuk ka fe. Është e paqartë se çfarë janë qëllimet e tyre. Nuk duhet të ketë dyshim se kjo organizatë është armik për të gjithë. Ata janë armiq të të gjithë njerëzimit. Fiset sunnite e kanë kuptuar se sa e rrezikshme është kjo organizatë dhe tani do të përfundojnë punët me të, shtoi ai.       

 

Të hënën, zëvendës kryetari i parlamentit irakian, Haider al-Abadi u emërua kryeministër nga Aleanca Kombëtare Shiite, grupi më i madh në parlament, e cila kishte mbështetur më parë Malikin. Kjo çoi kryetarin Fuad Masum të ftojë Al-Abadin për të krijuar një qeveri të re.