Komandanti militant sirian pranon bashkëpunimin me Izraelin
Komandanti militant anti-Sirian, i arrestuar muajin e kaluar nga Fronti i Al-Nusra, ka rrëfyer tek rrëmbyesit e tij se ai ka bashkëpunuar me Izraelin në këmbim të ndihmës mjekësore dhe ushtarake.
Në një video të ngarkuar në YouTube, nga i ashtuquajturi Këshilli Ekzekutiv i Sheriatit në Rajonin lindor Daraa, një gjykatë islamike e themeluar nga Al-Nusra në Sirinë jugore, Sharif As-Safouri, komandanti i Armatës së Lirë Siriane i Batalionit Ushtarak Al-Haramein, pranoi se ka hyrë në Izrael pesë herë për t'u takuar me oficerë izraelitë të cilët më vonë e furnizuan atë me armë sovjetike, me armë anti-tank dhe armë të lehta.
Safouri është rrëmbyer nga al-Kaida e lidhur me Frontin Al-Nusra në zonën Kuneitra, në afërsi të kufirit izraelit, më 22 korrik 2014.
Fraksionet militante do të marrë përkrahen për të dërguar të plagosurit e tyre në [në Izrael] me kusht që zona e kufirit me Izraelin të sigurohet. Asnjë personi nuk i lejohet të afrohen vijës së kufirit pa koordinim paraprak me autoritetet e Izraelit, tha Safouri në video.
Izraeli nuk ka pranuar që ka armatosur militantët sirianë, të cilët kanë qenë të angazhuar në betejën kundër qeverisë siriane që nga muaji mars i vitit 2011, por ka shumë raporte që dëshmojnë se Izraeli ju ka dhënë militantëve pajisje ushtarake dhe është kujdesur për trajtim spitalor.
Mijëra militantë të lidhur me al-Kaidën arritin në Sirinë jugore gjatë muajit të kaluar, kanë ikur nga i ashtuquajturin shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISILl) i cili kishte pushtuar sipërfaqe të mëdha toke në veri dhe verilindje të Sirisë. Ndërsa Fronti Al-Nusra dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë bashkëpunuar në fushën e betejës kundër qeverisë siriane, por fërkimi, përçarja rritet, thellohet kur ekstremistët e Frontit Al-Nusra fillojnë të zbatojnë versionin e tyre të rreptë të Islamit dhe krijuan nëpër zona gjykatat lokale të Sheriatit.
Në videon e redaktuar është rrëfimi, në të cilën Safouri duket fizikisht i padëmtuara, ai thotë që në fillim se ai u takua me një zyrtar izraelit i quajtur Ashraf në kufi dhe i është dhënë një telefon celular izraelit. Ai më vonë u takua me një oficer me emrin Younis dhe me komandantin, Ebu Davud. Në total, Safouri tha se ai hyri në Izrael pesë herë për takime që u zhvilluan në Tiberias.
Pas takimeve, Izraeli filloi t’i ofrojë Safourit dhe njerëzv të tij mbështetje themelore mjekësore dhe rroba, si dhe armë, të cilat përfshinë 30 pushkë automatike ruse, 10 lansuese raketash RPG me 47 raketa, dhe 48.000 plumba (5.56 milimetër).
Ndërsa faqet e internetit të militantëve mohojnë se Safouri ishte një bashkëpunëtor, duke pretenduar se hyrjet e tij në Izrael ishin vetëm për qëllime mjekësore. Kurse, mediat siriane e festojnë rrëfimin e Safourit si provë, si një dëshmi e tradhtisë së Ushtrisë së Lirë Siriane.
Burimi: Al-Alam