Gordon Duff:Parashikohet një luftë midis shteteve të bashkuara dhe Sirisë e cila mund të zgjasi një dekadë
“Nëse Shtetet e Bashkuara do të bien në grackën e Irzraelit atëherë ka për të filluar një luftë kundrejt Sirisë dhe ka shumë mundësi që ky konflikt të zgjasë më shumë se një dekadë” thotë një analist amerikan.
“Nëse administrate Obama do të marrë nismën për një luftë në Siri, dhe unë jam i bindur se do jetë si pasojë e ndërhyrjes së Izraelit, kjo luftë ka për të zgjatur më shumë se një dekadë. “ thotë Gordon Duff kryeredaktori i revistës Veterans Today, në një intervistë për Press TV ditën e mërkurë.
Ndër politikat e para që u dalluan ishin përpjekjet për ta ballkanizuar Sirinë, për të krijuar kështu një vend të udhëheëur nga Al Kaeda në kufi midis Irakut dhe Sirisë duke e përdorur atë për të fundosur qeverinë irakene dhe për të destabilizuar Iranin” shtoi Duff-i.
“Flota amerikane paralajmëroi se politikat e Izraelit e kanë shndërrua situatën në Siri në diçka shumë më të rëndë, në një kaos rajonal duke rrezikuar nisjen e një lufte botërore. Politikat e Izraelit po nxisin Shtetet e Bashkuara në një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë.”
Retorika e lufta kundër Sirisë është intensifikuar pas mbështetjes të forcave të huaja opozitare që akuzuan qeverinë e presidentit Bashar al-Asad për nisjen e një sulmi kimik në bastionet e militantëve në periferi të Damaskut më 21 gusht.
Damasku ka mohuar me forcë akuzat, duke thënë se sulmi është kryer nga vetë militantët në formën e një operacion me flamur të rremë.
Të hënën Kombet e Bashkuara kanë lëshuar nëj raport nga hetuesit e Kombeve të Bashkuara i cili shpjegon se në sulmet që kanë vrarë olegalisht me qindra njerëz është përdorur sarin nerve agent* . Mandati i grupit të KSH-së nuk përfshinte akuzën zyrtare për fajësimin e sulmeve. Një ditë më pas ministri i jashtëm Sergei Lavrov tha se raporti i KSH-së vërtetoi se janë përdorur armë kimike por nuk i është përgjigjur disa pyetjeve të Moskës si psh. a janë prodhuar këto armë në ndonjë fabrikë apo janë bërë me dorë.
Lavrov tha se: Ne kemi shumë arsye serioze për të besuar se ky është një provokim, duke shtuar se kishte pasur provokime të shumta nga militantët që luftojnë kundër qeverisë siriane dhe njerëzve. Ata synonin të gjithë, gjatë dy viteve të fundit, të provokonin ndërhyrjet e huaj .
Diku tjetër në shënimet e Gordon Duff thuhet: “Është një rastësi e çuditshme që al-Kaeda, që nga themelimi i saj nga fundi i viteve 1990, asnjëherë nuk ka thënë asgjë në lidhje me Izraelin. Al Kaeda asnjëherë nuk ka ndërmarrë asnjë lloj sulmi ndaj cfarëdo lloji njësia të mbështetur nga Izraeli. Gjithësesi dihet që Al Kaeda është shfaqur qartazi si një ndërveprues i shërbimeve inteligjentë izraelite. Tani ose kjo mund të merret si një rastësi tepër e çuditshme ose mund të shikoni tek deklarata e Michael Oren dhe ndoshta mund të arrini në përfundimin se miqësia midis Al Kaedës dhe Izraelit është po ajo që ka qenë dhe vazhdon të zgjasë prej 15 vitesh, ” shtoi ai.
Michael Oren ambasadori i izraelit në SHBA tha në një intervistë tek The Jerusalem Post se “Tel Avivi gjithmonë ka dashur që Bashar Assadi të largohej, pasi ne kemi preferuar gjithmone me mirë “çunin e keq” i cili nuk ka mbështetjen e Iranit edhe në qoftë bashkëpuntor me Al Kaedën se sa “çunin e keq” me mbështetje të Iranit.”
sarin nerve agent – element kimik që përdoret në armët kimike dhe që ndikon direkte në trru, në sistemin nervor.