Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

İmam Hamanei: Sot, çështja më e rëndësishme në botën islame është ajo e Gazës

I tërë falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetjet qofshin për Mjeshtrin dhe Pejgamberin tonë, Ebu Kasim Mustfanë, Muhamedin, mbi familjen e tij të papërlyer, të pastër dhe të zgjedhur, sidomos ajo që ka mbetur me Allahun në tokë. Përshëndetjet qofshin mbi komandantin e besimtarëve, mbi mjeshtren e të gjitha grave, mbi Hasanin dhe Husejnin – fëmijët e mëshirës dhe imamët udhëzues – Ali ibn Huseinin, Muhamed ibn Alinë, Xhafer ibn Muhamedin, Musa ibn Xhaferin, Muhamed ibn Alinë, Ali ibn Muhamedin, Hasan ibn Alinë dhe Huxhxhat al Kaimeh.

I këshilloj të gjithë vëllezërit dhe motrat -  që thonë lutjet – të gjithë popullin e Iranit dhe veten time që tëjenë të devotshëm ndaj Zotit. Kjo dëvotshmëri është një burim ndikimi në të gjitha fushat e gjykimit dhe të veprimit në të gjitha çështjet e rëndësishme shoqërore dhe ndërkombëtare si dhe në të gjitha çështjet e lidhura me botën islame dhe atë njerezore.

Sot, çështja më e rëndësishme në botën islame është ajo e Gazës. Ndoshta, mund të thuhet se kjo ështëçështja më parësore e njerëzimit. Një qen i terbuar dhe një ujk plaçkitës ka sulmuar disa njërez të pafajshëm. Kush është më i pafajshëm se ata fëmijë të pafajshëm të cilët humbën jetën e tyre në një mënyrë shtypëse gjatë këtyre sulmeve? Kush është më i fafajshëm se ato nëna, të cilat i kanë mbajtur fëmijët e tyre në duar, duke parë me sytë e tyre vdekjen dhe dhimbjet e tyre? Sot, regjimi uzurpues sionist kafir i ka kryer këto krime para syve të të gjitha qënieve njerëzore. Prandaj, njerëzimi duhet të reagojë.

Tre pika duhen theksuar në lidhje me çështjen e Gazës. Pika e parës është, se ajo që po bëjnë liderët e regjimit sionist është një gjenocid dhe një katastrofë e madhe historike.  Autorët dhe mbështetësit e këtyre krimeve duhet të vihen përpara gjyqit dhe të dënohen në nivel ndërkombëtar. Dënimi i tyre është ajo që përfaqësuesit e popullit dhe përsonalitete e drejtë dhe dashamirës nëpër botë duhet të kërkojnë.
Dhe ata nuk duhet t’i shpëtojnë dënimit me kalimin e kohës. Ata duhet të denohen, edhe nëse janë në pushtet, apo edhe nëse e humbasin pushtetin dhe përmbysen. Autorët e këtyre krimeve dhe ata që i kanë mbështetur në mënyrë të hapur – ju i keni parë dhe dëgjuar lajmet rreth tyre – duhet të ndëshkohen. Kjo ishte pika e parë.


Pika e dytwështë se ata duhet të shohin fuqinë dhe durimin e rezistencës së një populli, i cili bërëqëndresë për kërkesat e tij legjitime. Ata janë një popull i cili është rrethuar nga të gjitha anët e që jeton në një zonë të vogël e të mbyllur. Deti, toka dhe të gjitha anët janë të mbyllura për ta. Uji i pijshëm, energjia elektrike dhe pajisjet e tyre bazike nuk janë të përdorshme.

Të gjitha këto fatkeqësi kanë rënë mbi ta për shkak të armiqësisë dhe pushtimit të armikut. Akush nuk i ndihmon! Këta njerëz po përballen me një regjim të armatosur, keqdashës dhe të pamëshirshëm si regjimi sionist dhe liderët e tij të ligë, keqdashës, të pisët, të cilët po i bombardojnë ditë e natë pa marrë parasysh asgjë. Pavarësisht këtyre krimeve, këta njerëz kanë bërë qëndresë të fortë dhe vazhdojnë të rezistojnë. Ky është një mësim. Kjo tregon se forca e rezistencës së një nëne, e cila shikon fëmijën e saj të vritete para syve të saj, fuqia e rezistencës së një gruaje, e cila shikon burrin, vëllain dhe babain e saj të vdesin – shkon përtej asaj që mund ta imagjinojmë.


Ne duhet të njohim fuqinë tonë të brendëshme. Qeniet njerëzore mund të jenë të fuqishme dhe të rezistojnë në këtë mënyrë. Këta njerëz – popullsia e të cilit është rreth 1.8 milion banorë – po bëjnë një qëndresë të fortë, pavarësisht faktit se ata jetojnë në një tokë të mbyllur e të rrethuar, e cila afërsisht 400, 500 kilometra katrorë. Ata po bëjnë një qëndresë të fortë, pavarësisht faktit se kopshtet e tyre, shtëpirë e tyre janë shënjestër e sulmit të armikut. Përveç kësaj, rruga për të bërë tregti u është mbyllur dhe ata janë nën sulm.

Kjo tregon nivelin dhe sasinë e rezistencës së një populli. Po ju them se me lejen dhe mbështetjen e Allahut këta njerëz më në fund do të arrijnë fitore mbi armikun. Sigurish, edhe tani, armiku rebel është penduar si qeni, pasi ka bërë diçka gabim. Ka ngecur dhe nuk di çfarë të bëjë. Nëse tërhiqet, do të jetë i turpëruar. Nëse vazhdon, do të jetë më e vështirë për tëçdo ditë e më shumë.

Kjo është arsyeja pse ju shikoni se Amerika, Europa dhe të gjithë kriminelët botërorë janë bashkuar për të vendosur një armëpushim të imponuar mbi popullin e Gazës. E bëjnë këtë për të shpëtuar regjimin sionist. Regjimi sionist ka ngecur, dhe do të vazhdojë të ngec tani e tutje. Kjo ishte pika e dytë.

Pika e tretëështë se liderët politikanë arrogantë thonë: “Ne duhet tëçarmatosim Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez”.  Çfarë do të thotë tëç’armatosësh këto grupe? Do të thotë se këto grupe kanë disa raketa me të cilat mund ta mbrojnë veten disi përballë sulmeve të vazhdueshme të armikut. Ata thonë: “Ne madje duhet t’ua marrim edhe ato raketa që kanë”. Nga pikëpamja e tyre, Palestina – përfshirë Gazën – duhet të jetë në gjendje të tillë që armiku të mund t’i sulmojë ata sa herë të dojë. Dhe Palestina nuk duhet të jetë në gjëndje të mbrojë veten e vet. Kjo është ajo që ata duan.


Presidenti i Amerikës ka lëshuar një “fetva” ku ka thënë se rezistenca duhet tëç’armatoset. Sigurisht, është e qartë se ju doni që tëç’armatoset, në mënyrë qëajo të mos jetë në gjëndje të japë asnjë goditje kundër këtyre krimeve. Por, ne themi se e kundërta duhet të ndodhë. Mbarë bota – veçanërisht bota islame – duhet t’i sigurojë popullit të Palestinës sa më shumë armë që të jetë e mundur.

Zoti e ndihmoftë Islamin dhe muslimanët. Zoti i ndihmoftë ushtritë muslimane. I braktistë kufarët, armiqtë dhe hipokritët. Dhe lus Allahun të më falë mua dhe ju.

 

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!

2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.

3. As  nuk ka lindur kë, as nuk është i lindur.

4. Dhe me Të askush nuk është i barabartë

[Kuran, 112]
Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju!

Burimi: Leader.ir