Haxhinjt monitorohen për virusin Ebola
Haxhinjt që vijnë në Arabinë Saudite nga vendet e ndryshme janë duke u monitoruar për virusin Ebola në aeroporte.
Kjo është thënë nga një zyrtar i lartë nga Ministria e Shëndetësisë. Ne jemi duke kontrolluar haxhinjt që vijnë me linjat ajrore nga Perëndimi dhe Afrika Qendrore, si dhe nga vende të tjera. Ka haxhinj që mund të kenë udhëtuar tranzit në vendet endemike dhe potencialisht mund të jenë bartës të virusit, tha Sami Badavud, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Punëve të Shëndetësisë në Xheddah.
Ne nuk dëshirojmë që të lejojmë asnjë rast që haxhinjt të infektohen në Mbretërinë Saudite”, tha Sami Badavud, duke shtuar se rastet e dyshimta do të vendosen në karantinë menjëherë dhe do të dërgohen në një spital të caktuar për trajtim të specializuar, raportoi Arab News.
Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu, ka nxjerrë edhe një këshillues kundër udhëtimit në Liberi, Sierra Leone dhe Guinenë e Re. Qeveria ndaloi lëshimin e vizave për Haxh në këto shtete si një hap fillestar për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes në mesin e hanxhinjve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se përhapja e virusit Ebola në Afrikën Perëndimore është urgjencë shëndetësore ndërkombëtare.
Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se një përgjigje e koordinuar është thelbësore për të ndaluar dhe parandaluar përhapjen e virusit.
Në Nigeri, një nga vendet e fundit që do të preket, kryetari, Goodluck Jonathan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare.
Burimi: Arab News