Heshtja shteteve myslimane për masakrat në Gaza është e turpshme
Kryetari i Xhematit Islami në Pakistani ka kritikuar udhëheqësit e shteteve të Botës Muslimane për qëndrimin në heshtje për vrasjet e palestinezëve në Rripin e Gazës.
Sundimtarët e (disa) shteteve myslimane i mbyllën sytë ndaj krimeve barbare të kryera nga regjimi sionist
në Gaza, tha Siraxh-ul-Hak, ndërsa i drejtohej një mitingu të mbajtur në përkrahje
të Palestinës.
Ai tha se ndërsa në Londër dhe në qytetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës miliona
amerikanë kanë dalur nëpër rrugë për të protestuar kundër mizorive sioniste, kurse
në disa shtete islame ka heshtje për tragjedinë e Gazës.
Siraxh-ul-Hak ka dënuar sulmet izraelite
në Gaza dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund rrethimit të enklavës bregdetare.
Lufta e fundit izraelite në Rripin e Gazës ka filluar më 8 korrik 2014. Sipas
zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë, numri i përgjithshëm i palestinezëve të
vdekur nga sulmet brutale izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 1.940,
shumica e viktimave janë civilë. Rreth 10.000 banorë të tjerë janë plagosur nga
sulmet izraelite.
Shënimet më të fundit tregojnë se rreth 470 fëmijë palestinezë kanë humbur jetën
deri tani nga agresioni i Izraelit kundër Rripit të varfër të Gazës në muajin e kaluar. Fëmijët, gjithashtu,
përbëjnë pothuajse një të tretën e të plagosurve.
Burimi: IQNA