Iraku

Ndihma Islamike lehtëson vështirësitë e të krishterëve në Irak

Veprimtaria  e  organizatës humanitare “Ndihma  Islamike” ka filluar që nga ditët e para të konfliktit për të siguruar furnizimet thelbësore për irakianët e  zhvendosur.
Veprimtaria e organizatës humanitare “Ndihma Islamike” ka filluar që nga ditët e para të konfliktit për të siguruar furnizimet thelbësore për irakianët e zhvendosur.

Kairo –

Ndërsa media botërore u përqëndrua në dëbimet e krishterëve të Irakut nga Mosuli, një grup i vullnetarëve muslimanë nga Ndihma Islamike ka punuar në heshtje për të siguruar ndihmë thelbësore humanitare për familjet në nevojë të cilat u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre nga konflikti në Irak.

 

Familjet në rrethet Nineva, Al-Hamadanya dhe Ba'sheka kanë përfituar nga shpërndarja, që ishte në koordinim me kishën lokale, shkruan në faqen e saj Ndihma Islamike.  

 

Familjet e krishtera  janë nga qyteti verior i Irakut, Mosuli, të cilat u larguan sepse “Shteti Islamik” ju bëri kusht, të konvertohen në Islam, të paguajnë taksë, nëse nuk paguajnë ata duhet të vriten.  

Paralajmërimi u lexua, u transmetua në xhamitë  e Mosulit të premten pasdite, dhe u transmetua në të gjithë qytetin përmes altoparlantëve.

 

Ne ofrojmë  për [të krishterë] tri zgjedhje: Islam;Kontrata që  përfshin pagesën ... në qoftë se ata refuzojnë këtë, për ata nuk do të ketë asgjë, përveç shpatës, shkruan në njoftimin transmetuar.

 

Aty thuhet se kreu i Shtetit Islam, Ebu Bekr el-Bagdadi, grup i cili tani quhet Kalifi Ibrahim, kishte urdhëruar të krishterët të cilët nuk duan të qëndrojnë dhe të jetojnë në ato kushte për të lënë kufijtë e Kalifatit Islamik.

 

Pavarësisht paralajmërimit të ISIL-it,  rreth 500.000 banorë në provincën e Ninevas u zhvendosën kur lufta shpërtheu në qershor.

Mijëra familje të krishtera ishin të detyruara të largohen edhe nga qyteti i dytë më të madh i Irakut, Mosuli, nga luftëtarët e armatosur.

Thuhet se i kanë lënë vetëm me rrobat e trupit, disa janë duke kërkuar siguri në Kurdistanin e Irakut, ndërsa të tjerët kanë ikur në lindje të Ninevas, ku disa janë strehuar nëpër kisha, shkolla dhe ndërtesa të papërfunduara.

 

Luftimet, gjithashtu, vazhdojnë në Irakun perëndimore, ku konflikti i tejzgjatur në Anbar, është shkaku që të paktën 72.000 familje të  largohen nga shtëpitë e tyre.

 

Verpimtaria e Ndihmës Islame në Irak ka filluar që nga ditët e para të konfliktit për të siguruar furnizime thelbësore për irakianët e  zhvendosur.

 

Në Anbar dhe Salaheddin, mbi 3.000 familje kanë marrë pako  ushqimore dhe 2.000 pako higjienike janë shpërndarë, shkruan në faqen e saj, Ndihma Islamike.

 

Pothuajse 25.000 artikuj të ndryshëm të veshjeve janë dhënë për banorët e zhvendosur në Anbar - ndërsa familjet e prekura nga përmbytjet në Abu Ghraib kanë përfituar 7.000 artikuj të veshjeve.

 

Grupi humanitar “Ndihma Islamike” ka partneritet edhe me Oganizatën e Kombeve të Bashkuara për të arritur një numër të madh të irakianëve në nevojë.

 

“Ndihma Islamike” kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje me UNICEF-in për të ofruar ujë, artikuj sanitar dhe të higjienës në Sinxhar  dhe për të mbikëqyrur shpërndarjen e artikujve të ndihmës jetike për rreth deri në 8.000 banorë në nevojë, tha organizata humanitare Ndihma Islamike.  

 

Ne jemi afër për të filluar vendosjen e rreth 1.000 tendave familjare nga “Nihma Islame” për të ofruar strehim të përkohshëm për ata që kërkojnë sigurinë në kamp.

Burimi: On Islam Staff