Kulturë

ISESCO Përkrah Qendrën e Hifzit, mësimin përmendësh të Kur’anit, në Taxhikistan

Organizata Islamike për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (ISESCO)  ka zgjeruar përkrahjen financiare dhe teknike për Qendrën e Hifzit, ku mësohet  përmendësh Kur'ani i Shenjtë dhe mësimet e shkencave islame në  Dushanbe, Republika e Taxhikistanit.  

 

Granti ka për qëllim forcimin e përpjekjeve të drejtuesve të Qendrës për shtytjen e mësimit përmendësh të Kur'anit dhe mësimin e shkencave islame, si dhe avancimin arsimimit dhe edukimit Kur'anor në Taxhikistan, nëpërmjet zhvillimit të metodave programore të planifikuara, monitorimin, vlerësimin dhe shtytjen e përdorimit të teknologjive moderne në qendër.

 

Ndihma është pjesë e zbatimit të programeve dhe aktiviteteve të planifikuara sipas Planit të Veprimit të ISESCO-së për vitet 2013-2015, të cilat kanë për qëllim zgjerimin e programit të mësimit të Kur'anit të Shenjtë dhe të shkencave islame në Shtetet Anëtare. 

Burimi: ISESCO