Bosna Hersek

U rihap Biblioteka Historike në Sarajevë

Biblioteka, e njohur edhe si Biblioteka Kombëtare -Vijecnica, do të vazhdojë të mbajë Ditët e Hapura deri  më 31 korrik 2014 për çdo ditë  midis orës 10.00-17.00 sipas kohës lokale.

 

Biblioteka Universitare e Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila është e njohur si Kujtesa e Sarajevës”, ka rihapur dyert e saj për vizitorët për herë të parë që kur u shkatërrua nga forcat serbe në vitin 1992, gjatë luftës në Bosnje.

 

Boshnjakët nga brenda, në vendlindje, dhe jashtë vendit, në mërgim,  po grumbullohen në faqen e internetit për të parë dhe për të marrë fotografitë e ndërtesës e cila e ka rivendosur ndjenjën e krenarisë kombëtare.  

 

Slobodan Stoya, një historian nga Sarajeva, mori 30 turistë francezë për rreth bibliotekës, duke shpjeguar domethënien e saj simbolike dhe historike.

 

Biblioteka është ndërtuar në përshtatje të një dizajni Andaluzian në mes të viteve 1892-1896, pasi rajoni u vu nën kontrollin e Austro-Hungarez. Ajo ishte një herë një shtëpi për më shumë se gjashtë milionë libra dhe arkiva, si dhe i veprave të shkrimtarëve dhe artistëve boshnjakë, serbë, kroatë dhe hebrenj. 

 

Në zjarrin që zgjati tri ditë, dhe më në fund me 25 gusht 1992, kur u shkatërrua ndërtesa, mbi 155. 000  dorëshkrime dhe pothuajse dy milion libra dhe arkivat kombëtare u zhdukën krejtsisht.

 

Restaurimi më në fund u kompletua pas 18 vjetësh, më 9 Maj 2014.

Burimi: World Bulletin