İran

Namazi i xhumasë dhe hytbja në Teheran

src=http://mediaelire.net/images/muhammad%20ali%20muvahhedi%20kermani.jpg

Udhëheqësi i Namazit të Xhumasë në Teheran ka theksuar, në predikimin e tij, se SHBA-ja  ka vazhduar krimet e saj kundër Republikës Islamike të Iranit gjatë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik .
      Sipas Shërbimit Botëror të IRIB-it (IRIB World Service), në Hytben e Xhumasë, Ajetullah Muhammad Ali Muvahhedi Kermani tha që prej fitores së Revolucionit Islamik, qeveria amerikane ka vepruar vazhdimisht kundër Iranit .
     Ai, megjithatë, përsëriti se themeluesi i Revolucionit Islamik, Imam Khumeini ( bekimet e Zotit qofshin mbi të) ishte gjithmonë në dijeni të komploteve të SHBA-ve dhe fuqive hegjemoniste kundër Iranit, dhe mori masa konkrete kundër tyre.
    Ajetullahu vuri në dukje mitingjet masive të 4 nëntorit në të gjithë Iranin për të shënuar Ditën Kombëtare kundër arrogancës botërore dhe e këshilloi popullin iranian që të jetë gjithmonë i vetëdijshëm për armiqtë e Iranit.
      Në pjesën tjetër të fjalimit të tij, Ajatullah Muvehhedi Kermani e përshkroi ish-Sekretarin e Jashtëm Britanik, Xhek Strou në ntervistën  e fundit me BBC se ai pranoi armiqësinë e SHBA-ve dhe britanike me Iranin.
      Ai, gjithashtu, iu referua përvjetorit të shehidllykut të nipit të  Profetit Muhammed (a.s.),  Imam Huseinit (a.s.) dhe tha:

     ” Një nga mësimet e Imamit që na mësoi është se ai nuk është  frikësuar nga armiqtë, duke shtuar, se besimtarët që besojnë në Zot duhet të qëndrojnë të qetë përballë armiqve të tyre dhe të jenë të sigurt se ata do të fitojnë luftën kundër tyre .