Turqi

Stambolli do të tejkalon Parisin për numrin e turistëve

Stambolli do të tejkalon Parisin për t'u bërë qyteti i dytë më i vizituar në Evropë deri në 2016, sipas Menaxherit të MasterCard Eastern European Region, Mete Güney,  duke folur në një konferencë shtypi në Izmir të mërkurën.

 

Stambolli aktualisht qëndron prapa Parisit dhe Londrës sa i përket qyteteve më të vizituara të Evropës. Ai është renditur i shtati në botë.   Në vitet e fundit, Stambolli ka një rritje vjetore rreth 15 për qind të  turistëve dhe kështu do të vazhdojë deri sa t’i rrëmben Parisit vendin e dytë më i vizituar në Evropë, tha Güney.

 

Destinacioni Global  i MasterCard, Indeksi i  Qyteteve, më 2014 lëshuar muajin e kaluar, tregoi se Stambolli pret 11.6 milion turistë për të vizituar qytetin e shtatë kodrave në vitin 2014, pas 9.870.000 vizitorëve që erdhën në qytet vitin e kaluar.

 

Blerja e kartave të kreditit në Stamboll u rrit 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar, tha Gunay, duke cituar shifrat nga Qendra e Kartës Ndërbankare (BKM). Ajo, gjithashtu, u shpreh se shuma e përgjithshme e parave të shpenzuara për fluturime në qytet është rritur ndjeshëm nga viti në vit.

 

Në aspektin e shpenzimeve të vizitorëve, Stambolli u rendit i katërti në listë, me vizitorët që pritet të shpenzojnë 9.380.000.000 $ (Dollarë) këtë vit. Midis viteve 2009 dhe 2014, Stambolli konsiderohej qyteti me rritje më të shpejtë turistike, në aspektin e numrit të turistëve që vijnë me  aeroplan. Në vitin 2008, pak më shumë se 7 milion turistë vizituan Stambollin dhe numri i tyre është rritur në 7.5 milionë në vitin 2009.

 

Industria e Turizmit në Turqi, muajin që kaloi, ka gëzuar një periudhë shumë të frytshme, siç ishte festa e Fiter Bajramit e cila përkoi me një nga periudhat më të vizituara nga turistët ndërkombëtarë në Turqi.   Gjatë Bajramit, i cili vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, vendasit blenë bileta për autobus për të vizituar familjet dhe të rezervuan pushimet nëpër zona të ndryshme në të gjithë vendin. Hotelierët thanë  se dhomat ishin plot në mbarë Stambollin gjatë Fiter Bajramit, ndërsa përfaqësuesit transportit thanë se me mijëra autobusë shtesë duheshin për qarkullim.  

 

Megjithatë, qyteti jugor mesdhetar, Antalia, një nga destinacionet më popullore në Turqi, në veçanti në mesin e turistëve europianë – dëshmuan rritje të ngadaltë gjatë këtij viti në krahasim me vitin 2013 Ndërsa numri i vizitorëve u rrit 5.6 për qind këtë vit, që ishte më e ulët se rritja 10 për qind e një viti më parë.  Një total prej 4.270.000 turistëve vizituan Antalyan gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Burimi: TODAY'S Zaman