Siria

Irani mirëpret zgjidhje realiste Siri

src=http://mediaelire.net/images/muhammed%20cevad%20zarif.jpg

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammad Xhevad Zarif thotë se Republika Islamike e Iranit mirëpret përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje realiste dhe politike për krizën vdekjepruese që ka kapluar Sirinë.

      Muhammad Xhevad Zarif i bëri këto komente në një takim me Përfaqësuesin Special për Siri të Ligës Arabe, pranë OKB –së, Lakhdar Brahimi në qytetin zviceran të Gjenevës, ku dy diplomatët diskutuan për zhvillimet e fundit në Siri.
      Takimi u zhvillua në Qendrën Evropiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në margjinat e bisedimeve bërthamore ndërmjet Teheranit dhe gjashtë fuqive të mëdha botërore -SHBA , Britania, Rusia , Kina, Franca dhe Gjermania .
      Gjatë takimit, ministri i jashtëm iranian riafirmoi mbështetjen e Iranit për zgjidhjen e krizës në Siri, e cila sponsorohet nga të huajt,   mbi bazën e dialogut, palët siriane, duhet biseduar dhe duke shprehur mirënjohjen për Brahimi, për përpjekjet e tij për t'i dhënë fund dhunës në vend.
       I dërguari i Ligës Arabe pranë OKB –së  nga ana e tij, ka përvijuar aktivitetet e tij politike gjatë javëve të fundit për të gjetur një zgjidhje paqësore për trazirat e përgjakshme , ku janë vrarë mbi 100.000 njerëz në Siri, që nga marsi i vitit 2011.
      Më 26 tetor 2013, Brahimi udhëtoi në Iran, si pjesë e një turneu të gjërë në Lindjen  e Mesme, që të grumbullojë mbështetje për thirrjen e konferencës së vonuar, për Siri, Gjeneva II,  e cila është propozuar në muajin maj nga Rusia dhe SHBA.

     Gjatë vizitës së tij, diplomati, L.Brahimi, e përshkroi pjesëmarrjen e Teheranit në konferencën e planifikuar si të natyrshme , të nevojshme dhe të dobishme. Irani thotë se është gati për të marrë pjesë në këtë konferencë, në këtë ngjarje nëse ftohet pa parakushte .