Gabimet e gjetura në kopje të Kur'anit miratohen nga Al-Az’hari
Myftiu i Palestinës tha se ka gabime në disa kopje të Kur’anit të botuar me miratimin e Qendrës Islame al-Az’har të Egjiptit.
Shejh Muhammed Hussein tha se ka gabime shtypi në kopje të Kur’anit, njoftoi agjencia e lajmeve Ma'an.
Ato janë botuar nga një kompani e publikimeve në kryeqytetin egjiptian, në Kajro, me leje nga al-Az’hari, deklaroi ai.
Shejh Muhammed Husseini u kërkoi bibliotekave, librarive dhe individëve që kanë marrë kopje të Kur’anit me gabime t’i dërgojnë ato në Palestinë tek Dar-ul Ifra.
Më parë, disa kopje të tjera të Kur'anit të miratuara nga al-Az’hari u ri-mblodhën në Palestinë sepse ato përmbanin gabime shtypi.
Disa vjet më parë al-Az’hari propozoi një ligj të ri në Kuvend të Egjiptit, i cili bëri thirrje për shtëpitë botuese që shpallen fajtore për gabime shtypi në kopjet e Kur’anit të dënohen 15 vjet burg.
Burimi: IQNA