Rusia

Muslimanët e Moskës dhurojnë për Palestinën

Sot ose nesër paratë për bamirësi do të transferohen në llogarinë e Solidaritetit, tha myftiu i Moskës, Ildar Aliautdinov

 

Muslimanët e Xhuma Xhamisë në Moskë  dhuruan 345 mijë rubla (rreth $ 10,000 dollarë) për fëmijët palestinez, viktima të agresionit izraelit. Mbledhjen e fondeve u njoftua më 25 korrik 2014 në Ditën Ndërkombëtare të al-Kudsit  (Jerusalemit)  pas namazin e xhumasë.     Paratë do të shpenzohen për furnizime mjekësore për fëmijët që u plagosën nga ushtria izraelite.

 

Mbledhja e fondeve u organizua nga fondi Samer Zakat. Kurse detyra e mbledhjes së ndihmave për Palestinën do t'i besohet Fondit të Solidaritetit. Sot ose nesër paratë e bamirësisë do të transferohen në llogarinë e Solidaritetit, tha myftiu i Moskës, imami kryesor i Xhuma Xhamisë, në Moskë, Ildar Aliautdinov.

 

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të al-Kudsit (Jerusalemit) dhe duke iu referuar operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza, Këshilli i Myftive të Rusisë bëri një njoftim që dënon veprimet e ushtarëve të Izraelit dhe  bëri ftesë për të ndaluar agresionin me dekada të gjatë kundër popullatës civile të Palestinës.

 

Mbledhja e fondeve do të vazhdojë. Të gjithë njerëzit që janë të gatshëm për të ndihmuar janë të ftuar që paratë të dërgohen në Fondin e Zekatit (duke deklaruar qëllimin), ose mund të dhurohen ndihmat personalisht pas namazit të xhumasë në Xhaminë Memoriale të  Moskës.