Kulturë

Përkthimi i Kur’ani nuk është një punë e lehtë

Drejtori i Qendrës për Koordinimin, Përkthimin dhe Publikimin e Mësimeve Islame dhe Shkencave Humane (CCTPITH) tha se  veçoritë  letrare të Kur’anit duke përfshirë elokuencën e tij  e bën përkthimin e tij të vështirë.

 

Ali Dehgahi  u shpreh kështu në një forum të mbajtur të martën për Kulturën Islame dhe Organizimin e Marrëdhënie për të hetuar përkthimin e Kur'anit të Shenjtë në gjuhën angleze.

 

Ai shtoi se me gjithë vështirësitë, Kur'ani duhet të përkthehet në gjuhë të ndryshme, sepse Kur’ani është një mesazh për të gjithë njerëzimin.

 

Duke iu referuar historisë së përkthimit të Kur'anit, Ali Dehgahi  vuri në dukje se Zbulesa Hyjnore, Kur’ani, është përkthyer për herë të parë nga Salman Farsiu në persisht gjatë jetës së Muhammed (a.s.)

Ai tha se Salman Farsiu për herë të parë e ka përkthye Suren el-Fatiha dhe pjesë të Sures Merjem në gjuhën perse.  

 

Drejtori i Qendrës për Koordinimin, Përkthimin dhe Publikimin e Mësimeve Islame dhe Shkencave Humane (CCTPITH), Ali Dehgahi shtoi se përkthimet e para të Kur'anit në gjuhët evropiane janë bërë në gjuhën latine në shekullin e XII-të pas Krishtit.

 

Ai tha se ndërsa ai ishte një përkthim me të meta, përkthimi latin mbeti burim për përkthimet tjera për rreth 400 vjet deri në shekullin e XVII-të, kur është botuar përkthimi i parë i Kur'anit në frëngjisht.

 

Ai theksoi se numri më i madh i përkthimeve, interpretimeve dhe librave të shkruar në lidhje me një tekst fetar i përkasin librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anit.

 

Në vende të tjera në fjalën e tij, Ali Dehgahi i referohet seminarit të  ardhshëm ndërkombëtar për përkthimet e Kur'anit dhe tha se do të organizohet nga Universiteti Allameh Tabatabai, në muajin dhjetor.