Palestine

41 Xhami të shkatërruara nga ofensiva e regjimit sionist në Gaza

Ministria e Çështjeve Fetare e qeverisë së Hamasit tha se më shumë se 40 xhami janë shkatërruar plotësisht gjatë sulmeve të regjimit Sionist kundër Rripit të Gazës.

 

Deklarata e Ministrisë shtoi se disa  nga 120 xhamitë në enklavën bregdetare janë dëmtuar pjesërisht nga sulmet izraelit, raportoi rrjeti lajmeve Al-Manar.

 

Ai tha se aeroplanët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar qëllimisht besimtarët, dhuruesit në xhami disa herë.

 

Izraeli po e bombardon Rripin e Gazës me sulme të vazhdueshme ushtarake që nga data 8 korrik 2014.

 

Sulmet e vazhdueshme nga qielli, nga deti dhe nga toka të Izraelit deri më tani kanë vrarë të paktën 1.712 banorë dhe kanë plagosur mbi 9.080 të tjerë, sipas burimeve palestineze.