Egjipt

Dijetarët egjiptianë dënojnë agresionin izraelit në Gaza

Një grup i dijetarëve egjiptianë kanë shprehur mbështetjen e tyre për palestinezët në Rripin e Gazës, duke e dënuar gjenocidin ndaj banorëve të varfër të kësaj copë toke bregdetare.

 

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, më shumë se 60 studiues, duke përfshirë akademikë, shkrimtarë, poetë dhe figura artistike e përshkruan ofensivën ushtarake izraelite në Gaza si një luftë kriminale e gjenocidiale, njoftoi agjencia IRNA.

 

Ne, të nënshkruarit e mëposhtëm, egjiptianë, shkencëtarë, gazetarë dhe intelektualë, shpallim solidaritetin e plotë me vëllezërit tanë palestinezë në Gaza kundër luftës kriminale të gjenocidit, që ushtria e sionistëve po e kryen kundër banorëve civilë në Rripin e Gazës, thuhet në deklaratë.

 

Në deklaratë thuhet, gjithashtu, se në mesin e palestinezëve të plagosur  ka njerëz të moshuar, gra dhe fëmijë, dhe kjo tregon një shkelje e shëmtuar e konventave ndërkombëtare të cilat ngarkojnë përdorimin e tepruar të forcës gjatë konflikteve të armatosura në veçanti kundër civilëve të paarmatosur.

 

Deklarata  e vlerësoi, gjithashtu, rezistencën e luftëtarëve palestinezë kundër forcave izraelite të pajisur me armët më moderne të siguruara nga Perëndimi dhe SHBA.

 

Nënshkruesit e Deklaratës, më tej, i bëjnë thirrje zyrtarëve egjiptian për të ofruar ndihmë sa më shumë të jetë e mundur për banorë të Gazës kundër agresionit izraelit.

 

Aeroplanët luftarakë izraelitë  kanë bombarduar sipërfaqe të shumta  në Rripin e Gazës që prej datës 8 Korrik 2014, duka shkatërruar shtëpi, shkolla, xhami, ambulanta, spitale, universitete. Forcat izraelite filluan,  gjithashtu, një ofensivë tokësore kundër territorit palestinez të Gazës së bllokuar më 17 korrik 2014.

 

Sipas burimeve palestineze në Rripin e Gazës, sulmet ajrore të Izraelit  kanë vrarë më shumë se 1.822 banorë, duke përfshirë 400 fëmijë të vrarë dhe mbi 9.400 të plagosur.

 

Bragadat Ezzedine al-Kassam, krahu ushtarak i Lëvizjes Palestineze të Rezistencës, Hamas, ka nisur sulme hakmarrëse kundër Izraelit.

 

Ndërsa ushtria izraelite thotë se 64 ushtarë janë vrarë në luftë, kurse  Hamasi thotë se janë më shumë se 150.