Amerike

Bota dënon agresionin izraelit kundër Rripit të Gazës

Protestë pro-palestineze, kundër masakrave të  Izraelit në Gaza, para Shtëpisë së Bardhë në Washington,  më 2 Gusht 2014
Protestë pro-palestineze, kundër masakrave të Izraelit në Gaza, para Shtëpisë së Bardhë në Washington, më 2 Gusht 2014

Mijëra njerëz kanë organizuar demonstrata në vende të ndryshme të botës në shenjë proteste kundër agresionit ushtarak të regjimit sionist kundër palestinezëve të bllokuar në Rripin e Gazës.

 

Sipas  Agjencisë IRIB, të shtunën, shumë protestues pro-palestinezë morën pjesë në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Demonstruesit kërkuan dhënien fund të sulmeve të regjimit sionist në Gaza.

 

Protestuesit, gjithashtu, mbanin parulla të cilat krahasonin  veprimet e regjimit të Tel Avivit me ato të Gjermanisë naziste.  Protestuesit kërkuan, gjithashtu, nga administrata e SHBA për të ndaluar dhënien e ndihmës ndaj regjimit të Tel Aviv në ofensivën e tij në civilët palestinezë.

Protesta u zhvilluan edhe në vende të tjera, në qytetin e Tamra, në Palestinën e pushtuar veriore, mijëra protestues marshuan duke  dënuar sulmet izraelite kundër Rripit të Gazës.

 

Në Kili dhe Venezuela, njerëzit dolën në rrugë duke brohoritur parulla në mbështetje të palestinezëve.

 

Mijëra protestues francezë,  gjithashtu, organizuan protesta të shtunën në mbështetje të Gazës.  

 

Për më tepër, mijëra demonstrues  malajzianë u mblodhën në Sheshin Merdeka, në Kuala Lumpur të shtunën për të shprehur solidaritetin e tyre me popullin e Gazës dhe për të dënuar masakrën e regjimit të Tel Avivit ndaj palestinezëve që jetojnë në enklavën e rrethuar bregdetare.

 

Regjimi sionist po sulmon vazhdimisht Rripin e Gazës me sulme ushtarake që nga data 8 korrik 2014. Sipas burimeve palestineze, bombardimet, granatimet  nga qielli, nga deti dhe nga toka nga regjimi sionist deri më tani kanë vrarë të paktën 1.720 banorë dhe kanë plagosur mbi 9080 të tjerë.

 

Brigadat Ezzedine al-Kassam, që i përkasin krahut ushtarak të  Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Hamas, kanë nisur sulme hakmarrëse kundër Izraelit.