Amerike

Ish zyrtari i CIA-s: Më shumë sanksione ndaj Iranit nuk është ide e mirë

src=http://mediaelire.net/images/paul%20pillar.jpg

      Një ish zyrtar në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmëroi kundër sanksioneve të shtuara ndaj Iranit. 
     ”Kjo nuk është një ide e mirë, nëse shtohen më shumë sanksionet”,   tha Paul Pillar, në një intervistë me CNN.
       Ai hodhi poshtë idenë e deklaruar nga disa zyrtarë perëndimorë se duke shtuar më shumë sanksione në malin e sanksioneve, që janë tashmë në fuqi, është mënyra për të mbyllur marrëveshjen bërthamore .
      Ish-zyrtari tha se fuqitë botërore duhet të sigurojnë garanci se në rastin e koncesioneve të bëra nga Irani në bisedimet bërthamore, Sanksionet do të heqen.
       Paul Pillar argumentoi se vendosja e sanksioneve shumë thjesht konfirmon një perceptim se qëllimi i vërtetë i SHBA-së është ndryshimi i regjimit në Iran sesa zgjidhja i dallimeve lidhur me programin bërthamor të Republikës Islamike të Iranin për energji bërthamore.
      Në javët e fundit, Shtëpia e Bardhë është duke u përpjekur për të bindur Komitetin Bankar të Senatit për të shtyrë planet për hartimin e një projekt-ligj të ri për sanksionet. 
       Në një konferencë me dyer të mbyllura, zhvilluat më 31 tetor  2013, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë  këtu Nën-Kryetarin, Joe Biden dhe Sekretarin e Shtetit, John Kerry , i kërkuan  senatorëve të mbajnë jashtë një paketë të re sanksionesh ndaj Iranit.
        Irani dhe gjashtë fuqitë e mëdha, -Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia , Franca, Gjermania dhe Britania  - do të mbledhën për një raund të dytë të diskutimeve bërthamore në Gjenevë, Zvicër, më 07-08 nëntor 2013.
      Të dy palët, për dy ditë mbajtën bisedime, me dyer të mbyllura, për çështjen bërthamore të Teheranit, në Zvivër më 15-16 tetor 2013.

       Burimi: Press TV