ISIL-i kërkon të ndryshon Kur'anin!
Një rrjet televiziv irakian thotë se i ashtuquajturi “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIL apo ISIS), grupi terrorist, kërkon të rishkruajë Librin e Shenjtë të Islamit!
Rrjeti televiziv Afaq al-Irak njoftoi se ISIL-i ka vendosur të largon disa ajete të Kur’anit të cilat i konsideron të jenë të shtrembëruara.
Grupi ekstremist thuhet se ka thënë se këto ajete janë shtrembëruar nga disa klerikë në mënyrë që t’u shërbejë axhendës së tyre politike apo interesave të feve të tjera,si krishterimit.
El-Kafira (Mosbesimtarët) dhe ajeti i Tat'hir (pastrimit) në suren El-Ahzab janë ndër pjesët e Kur'anit të cilat ISIL-i dëshiron t’i heq.
Grupi Tekfiristë pretendon se kërkon të pastrojë Islamin dhe me këtë bënë të pastër përsëri.
ISIL erdhi në qendër të vëmendjes kur militantë që i përkasin grupit terrorist mori kontrollin e qytetit irakian të Mosulit më 10 qershor 2014, i cili u pasua nga rënia e Tikritit, që ndodhet 140 kilometra (87 mila) në veriperëndim të Bagdadit.
Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur në Irak deri më tani këtë vit, sipas Kombeve të Bashkuara.
ISIL-i ka premtuar të vazhdojë sulmin e tij ndaj Bagdadit. Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki ka thënë se forcat e sigurimit të vendit do të përballen me terroristët, duke e quajtur konfiskimin e Mosulit një konspiracion.
Ushtarët e ushtrisë së Irakut kanë qenë të angazhuar në luftimeve të ashpra me militantët në fronte të ndryshme dhe deri më tani kanë qenë në gjendje të largojnë militantët nnga disa vende.
Nuri al-Maliki ka thënë se Arabia Saudite dhe Katari janë përgjegjës për krizën e sigurisë dhe terrorizmit në rritje në vendin e tij, duke denoncuar regjimin Al Saud, si një mbështetës i madh