Një milion nxënës, studentë, në rrugën për hafizë të Kur’anit
Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit të Iranit tha se rreth një milion nxënës, studentë në Iran e kanë mësuar përmendësh Kur’anin deri në një xhyz (një xhyz = një e tridhjeta pjesë e Kur’anit.
Hamid Reza Kaffash, zëvendës Ministër i Kulturës, i tha agjencisë së lajmeve Fars se për numrin aq të lartë të arritur për Hafizët e ardhshëm të Kur’anit duhet falënderuar Planin Kombëtar për Memorizimin e Kur’anit.
Ai shtoi se tre milion nxënës, kanë nënshkruar për të marrë pjesë në plan-programin e mësimit të Kur’anit përmendësh dhe rreth një milion kanë arritur për të mësuar një ose gjysmën e xhyzit të Kur'anit.
Hamid Reza Kaffash theksoi se zbatimi i planit kombëtar të mësimit përmendësh të Kur'anit, me titull Plani Nur do të vazhdojë.
Në vende të tjera në fjalën e tij, zyrtari i Ministrisë së Arsimit ka thënë se 2.300 Shkollat Kur’anore në nivelin fillor do të mësojnë Kur'anin në vitin e ardhshëm shkollor.
Ai vazhdoi duke thënë se aktivitetet e rreth 600 Qendrave Kur’anore (Dar-ul-Kur'an) në gjithë Republikën Islamike të Iranit janë planifikuar, gjithashtu, të zhvillohen.