Iraku

Refugjatët e krishterë irakian gjejnë përkujdesjen në Xhaminë e Imam Aliut

Xhamia e Imam Aliut në Naxhaf , Irak.
Xhamia e Imam Aliut në Naxhaf , Irak.

Pasi i ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (Levant)  (ISIL apo ISIS) lëshoi ​​një kërcënim që të gjithë të krishterët në Mosul duhet bëhen mysliman, të vdesin, ose të ikin, shumica zgjodhën opsionin përfundimtar dhe ikën nga territori i pushtuar nga ISIl-i, tani IS (Shteti Islam).

 

Shkuan drejt rajonit jugor të Irakut, i cili është relativisht i sigurt, bashkësia e krishterë pati oferta për strehim të sigurt në qytetet Naxhaf dhe Qerbela, që të strehohen në disa nga xhamitë e shenjta të besimtarët shi’itë.

 

Në një deklaratë, të parën këtë javë, Xhamia e Imam Aliut njoftoi se “Është e gatshme për të pritur familjet e krishtera të larguara nga shtëpitë e tyre nga frika e vrasjeve nga ata që e shpallën Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë”. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Xhamisë së Imam Aliut, Zuhair Shurba, tha se Xhamia e Imam Aliut mund të presë shumë familje të krishtera dhe t’u sigurojë atyre të gjitha nevojat e tyre themelore.

Siç njoftohet, oferta është, gjithashtu, në dispozicion edhe për besimtarët mysliman sunni, kurdë dhe të gjithë irakianët të tjerë që ikin nga dhuna e duarve të ISIL-it. Pas këtyre paralajmërimeve, qyteti në jug të Irakut, Basra,  gjithashtu, hapi xhamitë e saj për të krishterët e zhvendosur, dhe thuhet se presin të vinë rreth 100 familje nga rajonet përreth.

 

Xhamia, Mauzoleu, në Nexhaf, është vendi i prehjes së Imam Ali ibn Ebu Talibit, djali i axhës i Muhammedit (a.s.) dhe dhëndërri i Tij.  

    Gjithashtu, janë ftuar refugjatët të krishterë afër qytetit të Qerbelasë, në Xhaminë e Imam Hysejnit dhe në Xhaminë e Ebul Abbasit, dy bijt e Imam Aliut.

 

Burimi: Washington Post