Amerike

Mediat amerikane punojnë 24 orë në ditë për Izraelin

Një aktiviste e Paqes Ndërkombëtare thotë se mediat amerikane, të tilla si CNN dhe Fox News, përkrahin Izraelin 24 orë në ditë për krimet e tij  të vazhdueshme në Rripin e Gazës nën bllokadë.

 

Sara Flounders, drejtoreshë  në Qendrën e Veprimit Ndërkombëtar me bazë në SHBA, i bëri komentet në një intervistë telefonike me Press TV të shtunën.

 

Më shumë se 7.000 vetë u mblodhën të premten pranë  Columbus Circle në  New York për të protestuar kundër krimeve të Izraelit në Gaza dhe mbulimin e njëanshëm të medieve amerikane. Protesta u organizua nga grupi i veprimtarëve  të Qendrës Ndërkombëtare të Veprimit.

 

Demonstrata e djeshme ,” Qëndro me Gazën”, tërhoqi mijëra njerëz. Ajo filloi para CNN-it, një agjenci e lajmeve përplotë  propagandë të luftës, tërësisht në mbështetje të Izraelit, e cila është në sheshin Columbus Circle, dhe marshuan drejt ndërtesës News Corp në pronësi të Rupert Murdoch, e cila janë edhe qendra e Fox News, New York Post dhe Wall Street Journal, dhe medieve të tjera të korporatave amerikane, tha Sara Flounders, drejtoresha  në Qendrën e Veprimit Ndërkombëtare.

 

Dhe kjo ishte me të vërtetë një demonstrim që dëshmonte solidaritetin me Gazën dhe kundër krimit të tmerrshëm që është duke u kryer në Gaza, por edhe kundër krimit të medias këtu, e cila nuk ka aspak  objektivitet. Mediat e lartë përmenduara janë njëqind për qind, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, janë me Izraelin në këtë masakër të tmerrshëm që u krye sot në Gaza, shtoi ajo.

 

Planet janë për një tjetër demonstratë - një marshim pranë OKB-së të shtunën e ardhshme. Ka aktivitete të tjera, pothuajse, të përditshme,  veprime të mosbindjes civile, marshime, tubime, ka pasur shumë, shumë ngjarje në Nju Jork. Sot në kryeqytet, në Uashington, DC, para  Shtëpisë së Bardhë ka pas një demonstratë, tha një veprimtar.

 

Pra, e gjithë kjo është me të vërtetë një përpjekje për të sfiduar politikën kriminale të SHBA. Për më shumë se 60 vjet, Izraeli ka qenë përfituesi më i madh i ndihmës amerikane. Mbështetja e plotë e SHBA-ve është ajo që lejon krimet e Izraelit për të vazhduar. Dhe Izraeli është me të vërtetë një mjet i administrimit nga ana e Wall Street-it në rajon , përfundoi Sara Flounders.  

 

Rreth 1.700 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, dhe mijëra të tjerë të plagosur nga ofensiva e regjimit izraelit kundër enklavës bregdetare pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara thotë se mbi 80 për qind e viktimave në Gaza kanë qenë civilë.