Artistët iranianë do të dhurojnë gjak për fëmijët e Gazës
Një grup i artistëve, regjisorëve të kinemasë dhe prodhues filmash të shkurtër do të dhurojnë gjak të shtunën për fëmijët e pafajshëm të Gazës.
Sipas agjencisë IRNA, Shoqata Rinore Kinematografike e Iranit sponsorizon këtë veprimtari, në të cilen krijuesit e filmave, fotografët dhe artistët do të marrin pjesë në Qendrat e Transfuzionit të gjakut dhe do të dhurojnë gjak të shtunën 2 gusht 2014.
Regjimi sionist është duke bombarduar Gazën e bllokuar për 25 ditë rresht, duke vrarë të paktën 1.560 banorë dhe duke plagosur më shumë se 8.300 të tjerë.