Grekët protestojnë kundër Izraelit për vrasjet në Gaza
Grekët, gjithashtu, kritikojnë administratën egjiptiane që ndihmon Izraelin kundër palestinezëve.
Mijra grekë kanë marrë pjesë në një protestë kundër Izraelit për vrasjen e palestinezëve të pafajshëm në Rripin e Gazës, raporton Press TV.
Demonstruesit marshuan të premten pranë Ambasadës Amerikane dhe Selisë së Bashkimit Evropian në kryeqytet, Athinë, për të protestuar kundër sulmeve të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës.
Duke mbajtur pllakata ku shkruante: Ne themi jo bllokadës në Gaza, Liri për Palestinën, dhe Fund sulmeve të Izraelit në Gaza, protestuesit kërkojnë nga qeveria greke për të prerë të gjitha lidhjet me Tel Avivin.
Ata, gjithashtu, kritikuan administratën egjiptiane që po e ndihmon Izraelin kundër palestinezëve.
Ne jemi kundër bllokadës së vazhdueshme në Rafah, ku pengohet kalimi nga kryetari egjiptian [Abdel Fattah] Sisi. Duket qartë, Egjipti është bashkëpunëtori i Izraelit, , tha Giannis Sifakakis për Press TV, nga Lëvizja e Solidaritetit Palestinez..
Ideja e nacionalizmit demokratik arab kurrë nuk ka qenë e frytshme. Tani regjimet arabe flasin në favor të palestinezëve, por ata janë vetëm duke negociuar pozitën e tyre gjeopolitike, shtoi ai.
Protestuesit, po ashtu, thanë se pilotët izraelitë që kryen manovra të përbashkëta ushtarake me aeroplanët grekë të luftës mbi ujrat greke në muajin mars, ka mundësi që tani ata po bombardojnë Gazën.
Izraeli po sulmon Rripin e Gazës me sulme të vazhdueshme ushtarake që nga data 8 korrik 2014. Izraeli po sulmon nga qielli, deti dhe nga toka, ku deri më tani kanë vrarë të paktën 1.458 banorë dhe kanë plagosën mbi 8.300 të tjerë.
Forcat izraelite kanë në shënjestër ambulanca, spitale, klinika, strehimore, shkolla dhe vende të tjera publike në Gaza, në shumë raste gjatë 24 ditëve të fundit.