Palestine

Luftëtarët palestinezë vrasin një numër të konsiderueshëm forcash izraelite në Gaza

Militantët palestinezë kanë vrarë të paktën 53 ushtarë izraelitë që nga nisja e ofensivës së fundit e Izraelitnë Gaza. Muhammed Naxhib raporton nga Bregu Perëndimor në lidhje me taktikat dhe përparimet e operacioneve të kryera nga militantët, të cilat kanëçuar në vrasjen e një numri të konsiderueshëm ushtarësh.

Një total prej 10 ushtarësh të Forcave Izraelitë të Mbrojtjes (IDF) u vranë në luftime të ashpra përreth Rripit të Gazës më 28 korrik. Pesë ushtarë u vranë kur një militant palestinez i paidentifikuar përdori një tunel për t’u infiltruar në Izrael nga Gaza, i cili sulmoi një njesi të Forcave Izraelite të Mbrojtjes afër  kolonive Nahal Oz në rajonin jugor të Jeruzalemit. Në një rast tjetër, katër ushtarë u vranë kur një mortajë e lëshuar nga Gaza ra në zonën e Eshkolotit në rajonin jugor, ndërkohë që një tjetër ushtarë u vra kur autoblindi i tij u sulmua nga një raketë anti-tank nga militantët palestinezë në qytetin e Khan Younis në jug të Gazës.

Dhjetë viktima të tjera më 28 korrik e çuan numrin e përgjithshëm të vdekjeve të Forcave izraelite në 53 që pas nisjes së ndërhyrjes tokësore në Rripin e Gazës më 17 korrik, si pjesë e Operacionit Mbrojtja e Skajshme, e cila filloi me një seri sulmesh nga ajri, deti dhe me sulme artilerie që nga data 8 korrike e tutje, ku kanë mbetur të vrarë mbi 1.100 palestinezë [në momentin e këtij shkrimi.sh.p.]. Në përplasjet e shumta në Gaza që prej fillimi të ofensives tokësore, militantët palestinezë – veçanërisht Hamasi – kanë përdorur relativisht taktika të sofistikuara dhe armë për t’i futur forcat izraelite në zona të mbyllura e për t’i luftuar, duke u shkaktuar viktima të shumta.

Një element kyç i performancës së Hamasit në këtë drejtim duket të jetë një riprodhim i taktikave të grupit libanez islamik të Hezbollahut. Një zyrtar i lartë i krahut të armatosur të Hamasit, i brigadave të Izz el-Din el-Kassam, duke folur për IHS në kushte anonimiteti më 22 korrik, deklaroi: “Ne kemi përfituar nga të gjitha taktikat e Iranit, Sirisë dhe Hezbollahut dhe më në fund krijuam [një] Kassam të pavarur që përputhet me gjendjen tonë dhe na bën të aftë që t’i përgjigjemi sfidës së armikut tonë.”

Një ditë më parë, më 21 korrik, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut Hassan Nasrallah, i telefonoi kreut të byrosë politike të Hamasit Khaled Mashal dhe udhëheqësit palestinez të Xhihadit Islamik (PIJ), Ramadan Abdullah Shallah, duke u ofruar mbështetjen e Hezbollahut dhe duke u shprehur admirimin e tij për ecurinë e të dyja grupeve dhe për taktikat e përdorura gjatë konflikit të tanishëm.

Taktikat e Hamasit dhe morali i lartë gjithashtu kanë terhequr njohje nga zyrtarë të  Fatahut dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në Bregun Perëndimor, të cilët kanë luftuar kundër Forcave Izraelitë të Mbrojtjes në jug të Lbanit në vitin 1982. Një zyrtar i lartë i Autoritetit Palestinez (AP) për sigurinë i tha IHS-së në kushte anonimiteti më 21 korrik se, “Vdekjet që luftëtarët e [Izz al-Din al-] Kassam kanëshkaktuar që prej fillimit të këtij operacioni... janë më shumë se ato që kemi shkaktuar ne në të gjithë luftën e PLO-së në jug të Libanit.”

Nën tokë

Hedhja e vazhdueshme e raketave të Hamasit në Izrael gjatë fazës fillestare të bombardimeve ajrore të Operacionit Mbrojtja e Skajshme, përveç përpjekjeve për t’u infiltruar në Izrael, duket  se është projektuar për të provokuar Forcat Izraelite të Mbrojtjes që të kryenjnë një inkursion tokësor, një situatë për të cilën grupi e kishte përgatitur veten. Raportimet në gazetën izraelite The times of Israelon, 25 korrik, deklaroi se Hamasi kishte investuar miliona dollarë për të hapur një rrjet të konsiderueshëm tunelesh të mëdhenj dhe të gjërë poshtë qytetit të Gazës –duke iu referuar si “Gaza e nëndheshme” – e po ashtu edhe në brendësi të territorit izraelit përreth Gazës. Këto kanë luajtur një rol kyç gjatë përpljasjeve të tanishme.

Tunelet e nëndheshme, jo vetëm që sigurojnë mbrojtje nga sulmet ajrore izraelite, duke i mundësuar komandës dhe rrjetit të Hamasit që të mbeten të paprekur dhe operativ, por gjithashtu i japin luftëtarëve të Hamasit në farë lirie lëvizjeje. Kjo i lejon ata që të infiltrohen në pozicione – në Gaza dhe kufinjtë me Izraelin, po ashtu edhe në  brendësi të territorit izraelit – dhe të kryejnë sulme suprizë duke shenjëstruar Forcat Izraelite të Mbrojtjes.

Në këtë mënyrë, Hamasi duket se po përpiqet të krijojë spektrin e një kërcënimi të vazhdueshëm ndaj njësive tokësore të Forcave Izraelite në Gaza, duke minuar kështu moralin e tyre. Hamasi është gjithashtu i vetëdijshëm për ndikimin në shkaktimin e viktimave të forcave izraelite – jo vetëm në territorin palestinez dhe Izrael, por më gjërë në rajonin e Lindjes së Mesme – dhe po ashtu edhe PIJ po përpiqet të kombinojë taktikat me njohuritë dhe përparësitë e tyre gjeografike  për të shkaktuar sa më shumë viktima te forcat izraelite. 

Një shembull i dukshëm dhe i sukseshëm i kësaj ndodhi më 19 korrik, kur militantët e Izz al-Din al-Kassam tërhoqën disa forca izraelite të mbrojtjes të brigadës së Golanit në një fushë të minuar në zonën e Shuxhaijas në Gaza, përpara se të sulmonin njësitë Merkava Mk4 në betejën kryesore me tanke (MBT)  dhe përsonelin e armatosur me M113 (APC) me raketa anti-tank. Gjashtë ushtarë izraelitë u vranë në këtë sulm, ndërkohë që nja shtatëdhjetë ushtarë – bashkë me rreshteri Oron Shaul – u deklaruan të humbur. Ndërkohë që Hamasi deklaroi se Shaul ishte gjallë dhe se ishte kapur nga luftëtarët e tij, Izraeli tha se ka gjasa që ushtari të ketë vdekur. Gjashtë ushtarë të tjerë të Brigadave të Golanit u vranë në një përplasje tjetër në Shuxhaija në të njëjtën ditë, ndërsa komandanti i njesisë, kolonel Rasan Aliyan u plagos si pasojë e intensitetit të madh të luftimeve.

Domethënia e 53 ushtarëve izraelitë të vrarë bëhet më e madhe kur krahasohet me sulmin e fundit ajror dhe tokësor në Gaza – operacioni tre-javor “Cast Lead” nga dhjetori 2008 në janar 2009 – ku u vranë 10 ushtarë, katër prej të cilëve vdiqën si pasojë e të shtënave aksidentale mes vetë ushtarëve. Ndërkohë, Forcat Izraelite të Mbrojtjes pretendojnë se kanë vrarë mbi 200 militantë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, dhe siç pritej, të duja grupet kanë thënë se kanë pasur shumë më pak vdekje.

Taktikat

Numri i madh i vdekjeve të ushtarëve izraelite në Operacionin Mbrojtja e Skajshme i dedikohen kryesisht taktikave të rafinuara të Hamasit. Një komandant i Forcave Izralite të Mbrojtjes i tha IHS-së më 22 korrik se, “IDF (Forcat Izraelite të Mbrojtjes) i priste suprizat e luftëtarëve të Hamasit, por ata kanë pasur sukses, duke treguar aftësi të shquara dhe taktika në luftime.”

Nuk është aspak e habitshme që përformanca ushtarake e Hamasit ka çuar në krahasimin me Hezbollahun dhe në veçanti taktikat e mëvonshme dhe metodat operacionale gjatë luftës së vitit 2006 me Izraelin. Një zyrtar i Autoritetit Palestinez, duke folur për IHS-në në kushte anonimiteti më 24 qershor, deklaroi se “Është shumë e qartë se Hamasi ka adoptuar taktikat luftuese të Hezbollahut në hapjen e tuneleve dhe në luftimin në zonat urbane.”

Hamasi ka adoptuar më tej aspekte të tjera të medodave operacionale të Hezbollahut, si tentativa për të përdorur komando detare për t’u infiltruar në Izrael nga Deti, duke lëshuar dy mjete ajrore ta paidentifikuara (UAV) në Izrael – të cilët u rrëzuan me raketa patriot më 14 dhe 17 korrik – si dhe përdorimi i mjeteve tëlëvizshme për të hedhur raketa. Hamasi ka treguar gjithashtu se aftësitë e raketave të tij po i afrohen atyre të Hezbollahut. Raketa, të cilat arrijnë pothuajse 120 kilometra nga Gaza. Për më tepër, shenjëstrimi i aeroportit të Tel Avivit me raketa – nga një bazë rreth 1.5 km nga aeroporti më 22 korrik, duke bërë që Autoriteti Federat Amerikan Ajror (FAA) të ndalojë përkohësisht fluturimet për në Izrael – theksojnë aftësitë që ka Hamasi për t’i shkakatuar dëme ekonomike Izraelit.

Një tjetër shpjegim për numrin e lartë të vdekjeve të ushtarëve izraelitë gjatë Operacionit Mbrojtja e Skajshme është fakti se krahu i armatosur i Hamasit dhe xhihadit Islamik kanë bashkëpunuar dhe janë koordinuar në mënyrë të fuqishme – në vend që të konkurojnë – gjatë luftimeve në terren, duke rritur në mënyrë të ndjeshme kapacitetin e të dyja grupeve.

Pikëpamje

Deri në një zgjidhje politike të konflitit, në dukje e largët, si 28 korriku, luftimet e ashpra ka shumë gjasa që të vazhdojnë në tema afatshkurtër, sidomos pasi Hamasi dhe Izraeli mbajnë qëndrime diametralisht të kundërta ndaj çdo lloj marrëveshjeje për armëpushim. Objektivat e Hamasit do të jenë që t’i shkaktojë sa më shumë dëme dhe vrasje Izraelit – si kundër forcat ushtarake në Gaza, po ashtu edhe në territorin izraelit me anë të raketave – për të marrë koncesione politike në shkëmbim të ndonjë marrëveshjeje armëpushimi, dhe për të mbajtur aftësitë e tij mbrojtëse dhe operative.

Shkalla e suksesit të grupit në këtë drejtim mbetet për t’u parë, por kursi i luftimeve të deri tanishme ka ngritur shumë moralin dhe prestigjin e grupit – si në vend, ashtu edhe në rajon – në një kohë që ai po vuante si pasojë e zgjedhjes së presidentit Abdel Fatah al-Sisi në Egjipt dheizolimit të Gazës nga qeveria e tij.

Ndikimi i ofensives së forcave izraelite në Gaza do të jetë domethënëse edhe për palestinezët në Bregun Perëndimor. Hamasi ka të ngjarë që t;i përdorë përleshjet për të frymëzuar nxitjen e një Intifade të Tretë (kryengritjeje) në Bregun Perëndimor, nëmënyrë që t’i detyrojë forcat izraelite të mbrojtjes që të luftojnë në dy fronte. Forcat izraelite kanë lëvizuar brigadat e veta kyçe, si Brigadat Golan, në Gaza, si pjesë e operacionit Mbrojtja e Skajshme, bashkë me rezervistët e vendosur në Bregun Perëndimor. Një rritje domethënëse e protestave të dhunshme, edhe nëse nuk shndërrohen në një Intifadë të Tretë, do të krijonte një problem të madh sigurie për qeverinë e Izraelit dhe mund tëçojnë në arrestimin e dhunshëm të popullsisë palestineze edhe në Izrael.

Një zyrtar i Autoritetit Palestinez në Ramallah, duke folur për IHS-n; më 27 korrik në kushte anonimiteti, pohoi se është vetëm  çështje kohe përpara se të fillojnë protesta të dhunshme në Bregun Perëndimor. Zyrtari thas se ndërkohë që konflikti në Gaza vazhdon, dhe palestinezët bëhen të vetëdijshëm për shkallën dhe peshën e viktimave nga sulmi i forcave izraelite, nuk do të ketë zgjidhje tjetër, veçse të shpërthejnë trazira të dhunshme kundër objektivave të Forcave Izraelite të Mbrojtjes në Bregun Perëndimor.