Amerike

Amerikanët nuk i pëlqejnë muslimanët, arabët

Një anketë nga Instituti Arab Amerikan i cili është kryer online në mesin e 1.110 votuesve amerikanë në SHBA, prej 27 qershorit deri më  - 29 qershor 2014, një periudhë e trazirave në Botën Myslimane.

 

Ndonëse amerikanët ishin zemëruar nga raporti sepse ata janë duke u spiunuar nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar, një numër i madh i tyre ka shprehur mbështetje për profilizimin e zbatimit të ligjit ndaj  muslimanëve, duke i dhënë pakicës fetare shkallën më të ulët të favorizimit në mesin e grupeve thuhet në një sondazh të ri.

 

Një numër i madh i amerikanëve (42%) kanë mbështetur përdorimin e profilizimit për zbatimin e ligjit kundër Arabo-Aamerikanëve dhe Myslimanëve Amerikan, Vëzhgimi, i kryer nga Zogby Analytics, u realizua të martën, 29 korrik 2014, njoftoi Huffington Post.

 

Anketa, gjithashtu, tregon qëndrimet amerikane ndaj arabo-amerikanëve dhe myslimano--amerikanëve duke e përmbysur për më së keqi që kur Instituti Arabo-Amerikan filloi votimin e parë në këtë temë në vitin 2010.

 

Arabët dhe Myslimanët kanë shkallën më të ulët të favorizimit, kurse më të lartën e mospëlqimit në mesin e grupeve të anketuara.

 

    Anketa e re gjeti favorizimin apo pëlqimin ndaj arabo-amerikanëve në 36 për qind, nga 43 për qind që ishte në vitin 2010. Kurse,  Myslimano-Amerikanët e favorizuar apo të pëlqyer ishte vetëm 27 përqind, krahasuar me 36 përqind në vitin 2010.

 

Anketa erdhi në kohën kur media është fokusuar në trazira në disa vende myslimane, përfshirë edhe luftën e vazhdueshme civile në Siri; rritjen e ISIS, ose Sshtetit Islam në Irak dhe Siri, luftën në Irak; grabitjen e nxënëseve nigeriane nga grupi islamik Boko Haram; dhe sulmi terrorist i vitit 2012 në një mision diplomatik të SHBA në Bengazi, Libi.

 

Pëlqimi i myslimanëve- amerikanë ndryshon edhe sipas përkatësive politike.

 

Ndërsa shumica e republikanëve kanë mendime negative për arabët dhe për myslimanët me një vlerësim prej 54 për qind të pafavorshëm për Arabo-Amerikanët dhe për Muslimano-Amerikanët 63 për qind me vlerësim të pafavorshëm.  

 

Demokratët kanë mendime negative për Arabo-Amerikanët rreth 30 për qind kurse për Muslimano-Amerikanët rreth 33 përqind.

 

Edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare, SHBA-ja është shtëpi për 7-8 milion muslimanë.

 

Një sondazh i Gallupit zbuloi se shumica e Amerikanëve-Muslimanë janë besnikë në vendin e tyre dhe optimist për të ardhmen e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që nga sulmet e 11 Shtatorit 2001, në New York të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës , shumë muslimanë janë ankuar sepse  përballen me diskriminim dhe paragjykime në shoqëri për shkak të identitetit të tyre kombëtar dhe fetar-islamik.