Iraku

Këshilli i Sigurimit: ISIL-i kërcënim i madh për Irakun

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësime lidhur me krizën e krijuar nga terroristët tekfiristë të ISIL-it në Irak,    duke e quajtur atë një kërcënim i madh.  

 

Sipas Press TV, Këshilli i Sigurimit miratoi njëzëri një rezolutë të mërkurën, duke shprehur shqetësimin e trupit botërore 15-anëtarësh, në lidhje me situatën.

 

Rezoluta, gjithashtu,  zgjeroi mandatin e Misionit të OKB-së për Ndihmë në Irak (UNAMI)  edhe për një vit.

 

Rezoluta thotë, Këshilli i Sigurimit pranon se siguria e personelit të Kombeve të Bashkuara është thelbësore për UNAMI-n për të kryer punën e tij për të mirën e popullit të Irakut dhe i bën thirrje qeverisë së Irakut për të vazhduar, për të ofruar siguri dhe mbështetje logjistike për praninë e Kombet të Bashkuara  në Irak.

 

Terroristët e ISIL-it janë  duke kontrolluar një pjesë të Sirisë lindore dhe Irakun perëndimor.