Iraku

Militantët e ISIL-IT shkatërruan Mauzoleun, varrin, e Hazreti Junusit (a.s.)

Militantët e ISIL-it e kanë shkatërruar Mauzoleun e Hazreti Junusit (a.s.), një akt e tmerrshëm terrorist në qytetin irakian të Mosulit.

 

Militantët e ISIL-it shkatërruar plotësisht Xhaminë e pejgamberit, Hazreti Junusit (a.s.), pasi ju kishin thënë familjeve lokale për të qëndruar larg dhe mbyllen rrugët në një distancë prej 500 metra nga xhamia, citon agjencia AFP një zyrtar mysliman sunnit, i cili menaxhon çështjet fetare të myslimanëve Sunni në Irak, të ketë thënë të enjten.

 

Xhamia e Hazreti Junusit (a.s.) është një nga xhamitë më të njohura në qytetin verior të Irakut. Hazreti Junusi (a.s.) është një nga pejgamberët që përmendet në Kur’an dhe në Bibël me emrin  Jon.  

 

Zyrtari më tej vuri në dukje se militantët tekfiristë kanë shkatërruar tashmë ose dëmtuar 30 objekte fetare të myslimanëve sunnitë, si edhe  15 objekte fetare, xhami, të myslimanëve shi’itë nëpër qytete të  Irakut.

 

Ai, zyrtari, paraqiti listën e objekteve fetare të shkatërruara nga terroristët tekfiristë të ISIL-it, prej të cilave është edhe xhamia e Jahja Ibn el-Kassemit,  xhamia e Aoun al-Dinit dhexhamia e Hazreti Junusit (a.s.) disa nga objektet fetare më të rëndësishme.  

 

Por shkatërrimi më i keq ishte shkatërrimi i Xhamisë së Hazreti Junusit (a.s.) e cila është kthyer në pluhur, tha zyrtari.

 

Ata së pari ju ndaluan besimtarëve të luten në to, atëherë futën eksploziv për rreth e brenda xhamisë dhe pastaj e shpërthyen para një tubimi të madh të njerëzve” citon një dëshmitar agjencia AFP, i cili foli në kushte anonimiteti.

 

Militantët tekfiristë me tej kanë prishur disa xhami që i përkasin myslimanëve sunnitë dhe shi’itë në provincën Niniveh.