İran

Ruhani bisedon me Erdoganin rreth zhvillimeve në Rripin e Gazës

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Ruhani, theksoi për përpjekje urgjente dhe për bashkëpunim serioz të shteteve islame për ndërprerjen e menjëhershme të agresionit dhe krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez në Rripit e Gazës si dhe për heqjen e bllokadës së hekurt ndaj Gazës.

 

Kryetari, Hassan Ruhani gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taiop Erdogan, tha se:

 “Nëse Egjipti krijon kushtet e nevojshme për dërgimin e ndihmave emergjente, Irani dhe Turqia mund të programojnë mbledhjen e ndihmave humanitare nga rajoni dhe Bota Islame për të ndihmuar popullatën palestineze në  Rripin e Gazës”.

 

Kryetari, Hassan Ruhani gjatë kësaj bisede, vuri në dukje, gjithashtu, edhe çështjen e terrorizmit në Irak dhe Siri dhe vlerësoi se për garantimin e sigurisë së rajonit, nevojitet bashkëpunimi i të gjitha vendeve të rajonit.

 

Kurse, nga ana e tij, kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë kësaj bisede telefonike me kryetarin iranian, mirëpriti iniciativën e Republikës Islamike të Iranit për organizimin e takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare për Komitetin e Palestinës në grupin e vendeve të pa angazhuara, takim ky që do të zhvillohet së shpejti në Teheran.

 

Kryeministri i Tuqisë, Rexhep Taip Erdogan,  gjithashtu, theksoi për bashkëpunimin në mes Ankarasë dhe Teheranit për zhvillimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve të rajonit. Në fund të kësaj bisede, të dyja palët janë shprehur optimist për zgjerimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.