Trupat siriane rimarrin fushën e gazit nga militantët ISIL-it
Trupat e ushtrisë siriane kanë rimarrë fushën e gazit Al-Shaar në provincën Homs nga e ashtuquajturi Shteti Islam i Irakut dhe Sirisë, grup terrorist, dhjetë ditë pasi fusha ra në duart e militantëve, thotë një raport i ri.
Që nga ky mëngjes, nuk ka luftime më rreth fushës Al-Shaar në mes forcave siriane dhe Isil-it.
Ushtria ka pasur sukses në largimin e militantëve dhe tani ushtria siriane kontrollon vendin dhe kodrat përreth, tha kreu i të ashtuquajturit Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.
Militantët e Isil-it, pas marrjes së fushës së gazit, masakruan dhjetëra sirianë, shumicën e të cilëve i ekzekutuan.
Observatori të shtunën e kaluar tha se kishte dokumentuar vdekjen e 270 njerëzve të vrarë në luftime ose të ekzekutuar që kur militantët Isil-it e pushtuan fushën Al-Shaar.