Amerike

Snouden pohon: Arabia partnere e Amerikës në spiunimin e Iranit

Eduard Snouden ish kontraktori amerikan ka pohuar se  Agjencia Për Siguri Kombëtare (NSA) dhe Arabia Saudite kanë bashkëpunuar ngusht mes tyre për të spiunuar Iranin.

 

Ai në një dokument të sapo publikuar ka thënë se  Agjencia për Siguri Kombëtare (NSA) ka bashkëpunuar me Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite dhe me Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi.

 

Sipas një njoftimi të agjencisë Rusia Sot, Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite ka lejuar Agjencinë për Siguri Kombëtare ( NSA) që  që të ketë akses në zonat e largëta të Gjiri Persik me qëllim që kjo agjenci në këto zona të mblidhte informacione rreth Armatës së Iranit.