Malajzi: Agresioni në Gaza një krim kundër njerëzimit
Kryeministri malajzian, Naxhib Abdul Razak, e ka përshkruar agresionin e vazhdueshëm izraelit në Rripin e Gazës si një krim kundër njerëzimit, dhe bëri thirrje për ndalimin e tij të menjëhershëm.
Naxhib Abdul Razak, i cili po i drejtohej një seancë në parlamentin e Malajzisë
të mërkurën, tha se qeveria e Malajzisë dhe populli qëndrojnë së bashku me popullin palestinez
përball agresionit izraelit.
Seanca e parlamentit ishte e ndarë për diskutimin rreth aeroplanit të Malajzisë
MH17 që u rrëxua përtej kufirit të Ukrainës dhe rreth agresionit të Izraelit në
Gaza gjatë dy javëve.
Kryeministri tha se e madhe është
dhëmbja për aeroplanin e rrëxuar të Malajzisë, por kjo nuk nuk na pengon që t’i
harrojmë vuajtjet e popullit palestinez.
Kryeministri, Naxhib Abdul Razak i kishte telefonue Halid Mishaalit, kryetari i
Byrosë Politike të Hamasit, në ditët e para të agresionit izraelit në Gaza, për
të shprehur solidaritet me popullin palestinez. Ai kishte vizituar edhe Rripin
e Gazës pas agresionit izraelit në Gaza në vitin 2012 në një hap që synon për
të thyer bllokadën në enklavën bregdetare.