Rouhani: Ata që heshtën për Gazën do të turpërohen në histori
Duke e dënuar heshtjen botërore për ofensivën brutale të entitetit sionist kundër Gazës, Kryetari i Iranit, Shejh Hassan Rouhani kërkoi nga muslimanët të bashkohen kundër agresorëve.
Duke ju bashkuar tubimeve masive në Teheran, Hassan Rouhani e dënoi luftë e Izraelit në Gaza, duke e quajtur si ”jo-humane dhe gjenocide” dhe tha se të gjithë myslimanët duhet të bashkohen dhe të qëndrojnë kundër regjimit Sionist.
“Ata të cilët heshtën për këtë krim do të turpërohen në histori dhe historia do t’i gjykojë të gjithë për heshtjen, ndërsa fëmijët dhe populli po mbyteshin”, tha kryetari i Iranit para masave të popullit.
“Unë shpresoi se populli në Gaza mund të ketë një jetë normale dhe të gjithë duhet të qëndrojmë deri në fund dhe ne mund të fitojmë kundër agresorëve nëse myslimanët bashkohen”.
Ai tha se rruga e vetme të qëndrojmë kundër Izraelit është bashkimi dhe qëndrimi kundër Izraelit dhe shtoi se populli palestinez nuk mund të rivendos të drejtat e veta duke u mbështetur në trupat ndërkombëtare.