Izraeli sulmoi Strehimoren Civile të OKB-së në Gaza
Radio Izraeli tha, pa cituar burimin, se shumica e të vrarëve në shkollën e Kombeve të Bashkuara ishin fëmijë.
Gaza -
Izraeli ka sulmuar një shkollë të OKB-së në
veri të Gazës, të enjten pas dite, më 24 korrik 2014, duke vrarë të
paktën 15 banorë në strehimorën e grave dhe fëmijëve palestinezë, thanë
zyrtarët e shëndetësisë në Gaza.
Një masakër e tillë kërkon më shumë se një spital për t'u marrë me të, tha për agjencinë Reuters, Ayman Hamdan, drejtor i Spitalit Beit Hanoun.
Pishinë gjaku duket në terren dhe në tavolinat e nxënësve në oborrin pranë shkollës, janë shenjat e dukshme të grantimeve, sipas një fotografie të agjencisë Reuters në vendngjarje.
Shkolla fillore Beit Hanoun, kur ndodhi sulmi, kishte rreth 800 të strehuar, kryesisht
gra e fëmijë, përbrenda.
Adnan Abu Hassna, zëdhënës i OKB në
Gaza tha për ITV News se OKB-ja i kishte dhënë saktë koordinatat e shkollës ushtrisë
izraelite, tani ata janë të habitur nga sulmi.
Sulmi, mendohet të ketë ardhur nga
një tank, ose artileri, rezultoi në vdekjen e të paktën 15 banorëve dhe
plagosjen e më shumë se 200 të tjerëve.
Radio Izraeli tha, pa cituar burimin, se shumica e të vrarëve në shkollën e
Kombeve të Bashkuara ishin fëmijë.
Është hera e katërt që sulmohet një strukturë
e OKB-së nga Izraeli gjatë luftës me luftëtarët palestinezë në Gaza. Por kjo
është hera e parë që viktima janë raportuar.
Luftime të ashpra u raportuan
përgjatë kufirit të Gazës qendrore, sipas zëdhënësit të policisë në Gaza, Ayman
Batniji.
Të hënën, më 21 Korrik 2014, Izraeli granatoi një spital në Gazën qendrore, duke vrarë pesë vetë dhe duke plagosur të paktën 70 të tjerë, në mesin e tyre mjekë dhe personeli mjekësor.
Trupat izraelite gjuajtën predha nga tanksat që arritën pjesërisht në kampet e refugjatëve në Bureij dhe Maghazi. Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për viktima.
Përleshjet shpërthyen edhe në mes
të luftëtarëve palestinezë dhe trupave izraelite në qytetin verior të Beit
Lahiya, dhe zhurma e shpërthimeve dëgjohej në të gjithë qytetin, tha Batniji.
Izraeli
ka nisur sulme ajrore të pamëshirshme kundër Gazës që prej datës 8 Qershor
2014, ku qindra banorë janë vrarë dhe plagosur.
Forcat okupuese izraelite filluan një pushtim tokësor në Gazën e rrethuar, me
dy milionë banorë civilë, ditën e enjte,
më 17 Korrik 2014.
Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës u rrit në
mbi 750 dhe me më shumë se 3.660 të plagosur.
Sipas agjencisë Ndihmë për
Palestinezët të OKB-së (UNRWA), shkalla e madhe e shkatërrimit në masë në Gaza
ka lënë rreth 1.255 shtëpi të dëmtuara rëndë, duke detyruar dhjetëra mijëra të
largohen nga shtëpitë e tyre nga sulmet ajrore izraelite.
Të hënën, më 21 Korrik 2014, figura
të rëndësishme ndërkombëtare kanë bërë thirrje për embargo të armëve për
Izraelin, duke e akuzuar atë për 'krime lufte dhe krime të mundshme kundër
njerëzimit' në Gaza.