Perëndimi krijon përçarje midis muslimanëve
Një komentator politik thotë se grupe të caktuara Perëndimore janë duke punuar për të krijuar përçarje në mesin e myslimanëve, me qëllim që të pengojnë rritjen e shpejtë të Islamit në të gjithë botën .
Masud Shadxhareh, i cili është kryetar i Komisionit Islamik për Drejtat e Njeriut me qendër në Londër, i bëri disa komente gjatë një diskutimi rreth unitetit islamik në programin Debat që u transmetua të martën, më 5 nëntor 2013, Press TV.
Kur ju shikoni se çfarë lloj literature vjen nga Korporata RAND në Shtetet e Bashkuara dhe nga sionistët, drejtuar grupeve të ndryshme, mendoni, identifikoni qartë se kjo nuk e vërteta. Islami është duke përparuar për të krijuar konflikte dhe për të krijuar konflikt midis myslimanëve Shi’i dhe Sunni, për të krijuar konflikt, armiqësi, mes Selefive dhe Sufive, dhe kjo është planifikuar me të vetmin qëllim që të shkatërrojë unitetin e muslimanëve , deklaroi Masud Shadxhareh.
Çdo musliman e di se mungesa e unitetit është një nga pengesat në krijimin e një shoqërie të drejtë , dhe këto pengesa të planifikuara nga SHBA dhe Izraeli janë duke u implementuar nga Arabia Saudite, shtoi ai .
Masud Shadxhareh vazhdoi duke thënë se kryengritja në Irak ishte fillimisht kundër hegjemonisë amerikane, por që ishte rrëmbyer nga Arabinë Saudite, dhe kryengritja u kthye në vrasjen e muslimanëve . Dhe tani mijëra myslimanë vriten për çdo muaj në Irak, kjo u shërben dhe ky është qëllimi i vetëm i SHBA-ve dhe Izraelit .
Një varg sulmesh, kryesisht, në shënjestër janë sulmet ndaj myslimanëve shi’itë dhe forcave të sigurisë, ku vetëm në vitin 2013 janë vrarë në Irak rreth 6,000 njerëz.
Përveç tjerave, në intervistën e tij, Masud Shadxhareh tha:
Më kuktohet kur shkova në një xhami në Londër për të kërkuar Kur'anin, por aty, në xhami, nuk kishte asnjë Kur'an, përndryshe, aty kishte me qindra libra të Takfiristëve të cilat shpërndaheshin falas, madje nëpër të gjitha e Londrës.
Duke komentuar rreth Takfiristëve – për ata që besojnë se vetem ata janë myslimanë të vërtetë, ai tha:
”Takfirizmi është diçka e cila është projektuar për të krijuar urrejtje brenda familjes dhe në fakt të shkatërrojnë unitetin e familjes, dhe me të vërtetë kjo nuk ka rrënjë në Besimin Islam. ”
Vrasja e njeriut, nxjerrja e zemrës së tij, ngrënja e zemrës rrjedh nga koha e injorancës, apo zemani xhahilije, koha pa Udhëzim Hyjnor. Kjo nuk është në përbërjen e kulturës së Sirisë, kjo nuk është në përbërjen e kulturën së Irakut. Kjo është një kulturë e injorancës, xhahilijetit, një pjesë e veçant e së kaluarës së shëmtuar të Saudëve që tani ka filluar të Islamizohet, deklaroi Masud Shadxhareh.
Komentatori politik, gjithashtu, i referohet edhe pamjeve të një video që doli në sipërfaqe në internet në muajin korrik 2013, ku shihet militanti tekfrist duke hëngër zemrën e një ushtari të vdekur sirian. Shadxhareh, gjithashtu, përmend martirizimin e Hamza ibn Abd al- Muttalib, xhaxhai i Pejgamberit, Muhammed (a.s.), i cili u vra në Betejën e Uhudit në vitin 625 dhe trupi i të cilit u përdhos nga Hind bin Utbe, gruaja e Ebu Sufjanit.