Kulturë

Dorëshkrime të rralla të paraqitura në ekspozitën Kur'anore të Kashmirit

 Një ekspozitë tre ditore e dorëshkrimeve të vjetra të Kur’anit të Shenjtë është hapur të hënën, më 21 Korrik 2014 në Srinagar, Kashmir.


Organizuar nga Akademia e Artit, Kulturës dhe Gjuhëveve të Xhammu-së dhe Kashmirit, ekspozita u përurua nga Muhamed Jusuf Taing, shkrimtar i njohur dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm për Kulturë, në Qeverinë e Xhammu- së dhe Kashmirit në praninë e Harun Rashidit,  Sekretarit të Akademisë.


 Duke i kërkuar Akademisë për të mbrojtur këtë thesar dhe për ta shtuar, Muhammed Jusuf  Taing përshëndeti Akademinë për organizimin e kësaj ngjarje kulturore e cila ofron një mundësi me këtë  paraqitje të shkurtër për të parë  këtë trashëgimi të pasur  nga Arkivi i Shtetit.


 Mbi njëqind dorëshkrime të Kur'anit të Shenjtë, duke përfshirë edhe atë të njohur si Nuskha Fatehullahi, shkruar nga Fatehullah Kashmiri në vitin 1238, përveç modeleve të rralla të artit kaligrafik që janë paraqitur në ekspozitë. 


 Në dorëshkrimet  e paraqitura është një kopje gjigante e Kur’anit me kaligrafi nga Muhiuddin Kureshi rreth 200 vjet më parë; një kopje të librit të shenjtë, Kur’anit, e vitit 1594 e cila konsiderohet të jetë mostër e vetme në botë e shkruar me bojë shafran dhe një kopje e  Kur'anit dhuruar nga evliaja i famshëm, Shejh Hamza, i shekullit të XV-të në Kashmir, njërit prej nxënësve të tij.


Disa prej komenteve të Kur’anit që janë paraqitur në ekspozitë   janë: Tefsir-i-Al-Kashaaf nga Zamakhshari në shekullin e XII-të që sunduesi i shekullit të XV-të i Kashmirit , Zain el Abidin, besohet se ka  marrë nga Mekka, në shekullin e XV-të.  Tefsir-i-Kabir, Komenti i Madh) koment persisht, Xhavahir u Tefsir nga Tantavi dhe Tefsir-i-Baizavi i shekullit të XIV-të. 


 Në ekspozitë është paraqitur vula e Pejgamberit, Muhammedit (a.s.), letra e tij drejtuar Mbretit të Persisë që e fton atë në Islam, letra e  shkruar nga Pejgamberi, hz.Sulejmani (a.s.) që i ka shkruar  mbretëreshës Sheeba dhe të Ajetet e para të  Kur'anit që ju shpallën Muhammedit (a.s.) të shkruar në ashtin (kockën) e një deve.

 
Seksioni i Kaligrafisë  ka në paraqitje Ajetet e Sures Rrahman të  Kur’anit, nga artisti i njohur, kaligrafisti, Sadikain. Ekspozita ka, gjithashtu, të paraqitura dorëshkrime në pronësi të Qazisit, ndër to është edhe një dorëshkrim kaligrafik me 99 Emrat e Bukur të Allahut.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 korrik 2014. 

Burimi: Kashmir Reader